• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Ambasadorja e SHBA, nuk e ka me Tom Doshin
Home
Politikë

MERO BAZE/ Ambasadorja e SHBA, nuk e ka me Tom Doshin

February 8th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Ambasadorja e SHBA në Tiranë u ka kujtuar udhëheqësve politikë në Shqipëri, se SHBA pret të mbahen larg kandidimit persona të futur në listën e zezë të SHBA dhe të tjerë të prekur nga ligji i dekriminalizimit në Shqipëri. Zonja Kim përmendi me emër deputetin Tom Doshi, si për ta ilustruar idenë e saj.

Legjislacioni aktual i Shqipërisë nuk e pengon Tom Doshin të kandidojë, pasi në ligjin e dekriminalizimit nuk është përfshirë si kriter qenia në listën e zezë të SHBA. Duke qenë se ai është kryetar i një partie të vogël, ai i merr vetë vendimet për kandidim.

Por deklarata e SHBA duket se synon diçka më shumë se kaq. Ajo synon të sanitarizojë rrethin e njerëzve që mund të kthehen në faktor elektoral për aleanca pas zgjedhore, duke paralajmëruar që të mos mbështeten nga elektorati.

Ky presion mund të zgjerohet dhe me elementë të tjerë elektoral, ligjërisht të papengueshëm për kandidim, por që mund të ndikojnë në domenet e tyre elektorale.

Për këtë arsye deklarata ndaj Doshit, është në të vërtetë një deklaratë ndaj Ramës, Bashës dhe Kryemadhit, për të mos u mbështetur në një rreth njerëzish që mund të kenë në dorë shumicën e tyre në të ardhmen.

Debati i ambasadores së SHBA ka nisur disa javë më parë, kur ajo ka bërë paralajmërimet e para për Doshin në një takim në KQZ, e më pas debatet në distancë me Edi Ramën rreth hetimit paraprak mbi kandidatët që do të hyjnë në lista.

Deklarata e sotme është një sinjal se ajo mund të përmendë dhe emra të tjerë, në rast mungesë reflektimi, duke i bërë sfidë vullnetit politik që mund të tolerojë përfshirje të personave të përfolur në lista.

Ndaj nuk është shumë e rëndësishme se çfarë do të bëjë Doshi, do kandidoj apo jo. E rëndësishme është se çfarë do bëjnë kryetarët e partive të mëdha dhe koalicioneve, në raport me këtë fenomen.

Askush nuk pret që Doshi t’i thotë faleminderit ambasadores dhe të tërhiqet. As ambasadorja vetë nuk e pret këtë. Pret nga të tjerët, të zgjedhin mes saj dhe Doshit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Nuk ka nevojë të rrëzojmë male më 25 prill
Previous article ALBERT NIKOLLA/ Programi kopil i PD-së si “filius mater ignotea”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k