• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Vettingu i politikës si orvatje tinzare për të penguar drejtësinë
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Vettingu i politikës si orvatje tinzare për të penguar drejtësinë

September 10th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mentor Kikia

Politika shqiptare po i drejtohet një tjetër “aksioni” ligjor; Vettingut. PD ka hartuar tashmë një draft, dhe mazhoranca e ka mirëpritur. Duan të krijojnë idenë se janë për ta pastruar politikën nga të inkriminuarit.

Por çfarë do ti bëjë Vettingu politikës? Do të largojë deputetët e korruptuar e të inkriminuar? Për këtë ka një ligj tashmë, që është “Dekriminalizimi”. Tek e fundit, kush i cakton kandidatët për deputetë? Kryetarët. Apo jo?

Do të largojë kryebashkiakët e korruptuar e të inkriminuar? Edhe për këtë ka një ligj: “Dekriminalizimi”. Tek e fundit, kush i cakton kandidatët për kryebashkiakë? Sërish kryetarët. Apo jo?

Vetingu do duhet të kalojë në sitë të gjithë njerëzit që merren me politike, drejtues të strukturave të partive në qendër, drejtues lokalë, etj. Por kush do ta bëjë vettingun e politikës? Kush do të jenë komisionerët e vettingut? A do ti zgjedhin ata po kryetarët e partive? T

ek e fundit, çfarë do të thotë vetting i politikës? Që politikanët e korruptuar të mos jenë më pjesë e strukturave partiake? Ne nuk i dimë klauzolat që mund të ketë një ligj ende i pamiratuar.

Por të gjitha këto janë lehtësisht të zgjidhshme. Politika mund të pastrohet, nëse zbatohet me korrektesë ligji për dekriminalizimin dhe nëse kryetarët e partive u mbyllin derën hajdutëve, kontrabandistëv e njerëzve të fortë, që ata vetë i afrojnë sepse garantojnë marrjen e votave.

Pra, vetingun e kanë në dorë vetë kryetarët dhe tashmë ata kërkojnë që për këtë të bëhet një ligj.

Por unë dyshoj fort, se përpjekja për të bërë një ligj, nuk është agjë tjetër veçse përpjekje për të penguar zbatimin e një ligji tjetër, siç është krijimi dhe funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK, agjensisë speciale të hetimit antikorrupsion. Sepse politikanët e korruptuar, nuk meritojnë vetëm të mos jenë më në politikë.

Ata meritojnë të jenë në burg, dhe tu seksurohen pronat që kanë vënë duke vjedhur taksat tona. Dhe këtë e garantojnë këto struktura që presin të ngrihen.

Atëherë, përse u dashka edhe një vetting tjetër tani? Që të na hedhë hi syve, apo të shërbejë si alibi, ku hajduti mjafton të largohet për të mos u penalizuar?

Doni të bëhet Vettingu në politikë? Zbatoni reformën në drejtësi dhe krijoni strukturat që parashikojnë ligjet e kësaj reforme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI/ Libra apo dekodera falas?!
Previous article ELDA SHABANI/ Si një gjethe vjeshte

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k