• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ T’i ruajmë këto foto, do t’i duhen historisë
Home
Politikë

MENTOR KIKIA/ T’i ruajmë këto foto, do t’i duhen historisë

May 9th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mentor Kikia

Nuk kam shumë besim, që ata që do të vijnë pas nesh në këtë tokë, do të ndërtojnë një shoqëri më të mirë nga kjo e jona. Pasi, përveç atij pak modernizimi që ka ardhur si pasojë e globalizimit të jetës, në aspekte të tjera jemi pothuaj aty ku ishim 100 vjet më parë.

Madje në disa drejtime jemi edhe më keq. Por gjithësesi, jam i bindur se kur të shkruajnë historinë, më zi nuk do të gjejnë nga sa jemi ne sot.

Ndaj do të duhet të ruhen këto foto, si dëshmi e nivelit më të ulët që ka patur ndonjëherë përfaqësimi i popullit. Më keq nga koha kur parlamentin e përbënin pronarët e tokave që u pasuruan duke bërë shërbëtorin e Turqisë.

Më keq edhe nga koha kur parlamentin e përbënin ata që për ligj e kushtetutë njihnin vetëm fjalën e Partisë. 

Sot ajo godinë ka strehuar e strehon deputetë trafikantë, që kanë shitur e shfrytëzuar vajza për prostitucion. Deputetë që kanë vrarë njerëz.

Biznesmenë të pasur e të korruptuar, pa asnjë lidhje me politikën, e pa qenë në gjendje të shkruajnë e lexojnë edhe një faqe fjalim.

Vajza injorante baballarësh të pasur, dashnore e gra burrash të pasur që kanë blerë vendin në listat e kandidatëve. Kllounë e karagjozë, pa pikën e integritetit, që e kanë shndërruar parlamentin në një teatër mediokër.

Të gjithë kemi kontribuar për këtë gjendje. Ku me heshtje e ku me duartrokitje, ku me votë e ku me bojkot. Ndërsa tani s’na mbetet veçse të qeshim, të qeshim e të qajmë për batakun ku kemi rënë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Bindja Demokratike fiton betejën e parë politike
Previous article ENI FERULI/ Dy vajza të vrara njëlloj, që do t’i mungojnë Tiranës!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k