• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Përse SHBA i ka shpallur luftë Sali Berishës?
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Përse SHBA i ka shpallur luftë Sali Berishës?

August 8th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Sezoni i ri politik mund të jetë më interesanti i periudhës postkomuniste. SHBA janë në një aksion të hapur për ta nxjerrë Sali Berishën jashtë skenës politike. Qëndrimet e Ambasadës së SHBA ndaj Berishës janë aq flagrante, sa ç’ishin edhe tri dekada më parë, kur ambasadori Rajerson dilte në mitingje përkrah tij, duke e shtyrë drejt pushtetit.

Gjatë tri dekadave, Berisha ka luajtur një politikë me shumë ulje-ngritje në marrëdhëniet me SHBA, por gjithmonë ai ka dalë jo thjeshtë i fituar, por i përfituar. Si politikan, ai ka qenë më i llastuari i Uashingtonit, për shkak të rrethanave historike nëpër të cilat ka kaluar Shqipëria, por mbi të gjitha rajoni.

Megjithatë, Berisha tashmë e shikon veten në ring. I plakur, i lodhur, por me vullnet. Atij i duhet të ndeshet, pasi refuzon të dorëzohet.

Por, përse SHBA kërkon ta nxjerrë Berishën jashtë parlamentit dhe politikës?

A është ai një anti-amerikan? Padyshim që jo. Sepse në Shqipëri mund të ketë politikanë anti-shqiptarë, por kurrësesi jo anti-amerikanë. Vetë Berisha e ka varur pushkën e rezistencës në gozhdën e Xhorxh Soros, filantropit që thuhet se mbështet politika të “ribërjes” së Ballkanit të trazuar ndër shekuj. Mërrëdhënia e tyre ka qenë e vështirë që në kohën kur Berisha ishte president dhe kërkonte dëbimin e zyrës së fondacionit nga Shqipëria. Por, a mundet që Soros jetë kaq inatçor sa të lobojë tani në Departamentin e Shtetit për tu hakmarrë ndaj Berishës, kur ai s’ka më asgjë në dorë?

Berisha thotë se po e sulmojnë sepse ai po mbron interesat shqiptare kundër idesë së Sorosit për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Por a mundet Berisha ta pengojë një plan kaq të madh, nëse ai do të marrë vizën e Uashingtonit dhe kancelarive të tjera?

Ambasadorja Kim, thotë se “Ne nuk tërhiqemi nga lufta jonë kundër korrupsionit”. Pra, Berisha, zyrtarisht, sulmohet si një politikan i korruptuar. Për këtë edhe u shpall i padëshiruar në SHBA. Ai është i vetmi politikan, ende aktiv, në Europën Lindore, që erdhën në pushtet nga revolucionet antikomuniste. Kritikët e tij thonë se ai nuk tërhiqet, sepse e mban angazhimin si mburojë kundër ndonjë ndërhyrjeje të drejtësisë ndaj tij, apo familjes së tij. Deri tani SPAK nuk ka bërë lëvizje zyrtare për ndonjë hetim ndaj pasurive të familjes së ish kryeministrit, edhe pse indicie ka. Por, në një rast të mundëshëm, me siguri që Berisha do ta tërheqë PD-në në një luftë për mbrojtjen e vetes dhe familjes, dhe kjo do ta fuste politikën në një vorbull të re krize e konfliktesh.

Paralelisht me luftën ndaj Berishës, ambasada e SHBA duket sikur mbylli njërin sy përballë problemeve reale me zgjedhjet. Kjo të bën të mendosh se opozita e ka tashmë Berishën një barrë mbi shpinë në rrugën e saj drejt pushtetit. Në një PD në pushtet, Berisha padyshim nuk do të jetë pjesë e tij, por klani i tij ekonomik padyshim që po.

Për këtë arsye, PD është tashmë në udhëkryqin e saj historik: Për të udhëtuar drejt pushtetit, ajo duhet të shkarkojë tani nga treni, pikërisht mashinistin e parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Gruan e Arkanit, Kosova e ruajti me polici! Shqipërinë po e kryqëzojnë për Bregoviçin që vjen nga Parisi
Previous article ALBERT LOVATO/ Si ujqër ndaj Bregoviçit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k