• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Gruan e Arkanit, Kosova e ruajti me polici! Shqipërinë po e kryqëzojnë për Bregoviçin që vjen nga Parisi
Home
Blog

ARDIT RADA/ Gruan e Arkanit, Kosova e ruajti me polici! Shqipërinë po e kryqëzojnë për Bregoviçin që vjen nga Parisi

August 8th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Ishte 8 dhjetor i vitit 2018, kur këngëtarja serbe Svetllana Razhnatoviç, e njohur si Ceca, kaloi kufirin në Jarinjë për të hyrë në Kosovë. E veja e kriminelit paramilitar Arkan (Zhelko Razhnatoviç) do të mbante një koncert në veri të Mitrovicës në përkrahje të serbëve. Edhe pse Ceca e paralajmëroi vizitën e saj me rrjete sociale e banera, asnjë veprim për ta ndaluar atë nuk u ndërmor.

Për më tepër, ajo po hynte në territorin e Kosovës për të protestuar kundër taksës 100% ndaj produkteve serbe e për të premtuar ndihma humanitare për patriotët e saj që jetojnë në Kosovë. Koncerti zgjati të paktën dy orë. E veja e Arkanit u ruajt nga Policia e Kosovës gjatë gjithë kohës, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm se mos i prishej koncerti. Patriotët e sotëm që i janë përveshur vizitës së Bregoviçit në Korçë do e kenë patur pushim atë ditë…

Goran Bregoviç vjen në Korçë këtë gusht i ftuar që të këndojë disa këngë të grupit të tij Bijelo Dugme. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Beogradit dhe Parisit ku jeton me të shoqen dhe tre fëmijët. Nuk ka asnjë deklaratë publike kundër shqiptarëve që të rëndojë në shpinën e tij, përveç thashethemeve që janë përhapur këtë vit. Përkundrazi, këngët e tij, të Lepa Brenës, të Cecës, të Riblaja Çorbës e të tjerëve, erdhën në Shqipëri me kaseta për manjetofonët Sherebel pikërisht nga Kosova si shenjë e modernizimit të nevojshëm post-komunist. Dhe fakt është se në Shqipëri e urrenin Jugosllavinë para kesaj periudhe më fort sesa në Kosovë.

Është e kuptueshme që i gjithë sulmi ndaj Goran Bregoviçit bëhet nën ndikimin e bindjeve politike. Fjala bie, nga Kosova ata që duan Albin Kurtin kërkojnë t’i tregojmë kufirin Bregoviçit me protesta dhe me hunj. Në Shqipëri, janë mbledhur të gjithë berishistët që deri dje e kishin Damir Fazlliçin në mbledhje qeverie duke u pasuruar me tendera. Ky meraku ndaj sllavëve duket se është part-time. Ndryshe s’ka si shpjegohet që Fazlliçi në krah të Berishës dhe gruaja e “Arkanit të Tigrave” janë të mirë. E Bregoviçi që vjen për të dhënë koncert pa bileta, duhet ndalur! Gjithmonë kemi thënë se atë bashkim mes popujve që s’e sjell dot politika, duhet ta bëjë arti. Por me ç’duket shqiptarët e kanë politikën ende lojë të preferuar dhe kjo është për të ardhur keq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ "Policia patriotike", si një fashizëm që vjen nga Kosova e Albin Kurtit
Previous article MENTOR KIKIA/ Përse SHBA i ka shpallur luftë Sali Berishës?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k