• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Përse i dola në mbrojtje Suela Mustës
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Përse i dola në mbrojtje Suela Mustës

June 16th, 2019 F.autor Blog 0 comments

(Ose një pyetje për prokurorinë: Çfarë e lidh atë me bandën e Çapjave)

Në një shkrim të para dy ditëve, shprehja kundërshtimin tim për mënyrën sesi arrestuan një kolegen tonë, Suela Musta, gazetare dhe anëtare e AMA-s. Kam parë disa reagime se gjoja kjo është një përpjekje për të ndikuar tek drejtësia, për të mbrojtur kolegët që kanë shkelur ligjin.

Në fakt jo, aspak. Unë dhe shumë kolegë të tjerë nuk e shpallëm Suelën të pafajshme, pasi këtë e bën gjykata. Paraprakisht, sipas policisë, ajo ka ndikuar që një operatori kabllor në Elbasan, të mos i vihen dy gjoba. Nëse për këtë krim dënohesh me burgim të përjetshem, me 25 vjet, 10 vjet, 1 vit, apo thjeshtë me gjobë, këtë e di gjykata. Nëse Suela ka shkelur ligjin, të ndëshkohet ashtu siç ligji e parashikon. Pavarësisht nëse është gazetare apo çfarëdo tjetër.

Por problemi i madh është se Suela(dhe me gjasë edhe ca të tjerë) u përfshi si pjesë e një prej bandave më të dhunshme sot në vend, atë të Çapjave në Elbasan, sepse ky kabllori që ajo kishte ndikuar të mos i vihej gjobë ishte i tyre. Dhe(ky eshte vleresimi im tani) une nuk mendoj se Suela, kete do ta kete bere per te favorizuar aktivitet kriminale te bandes.

Ja lista e policisë që tregon të arrestuarit.

F.Ç, M.L(S.Ç), E.Ç, E.B, E.C, B.K, A.B, A.N, S.M, I.H, A.D, Sh.S, E.T

I parti është F.Ç(Florenc Çapja), i kërkuar në gjysmën e botës për vrasje, trafik ndërkombëtarë droge…. i nënti është S.M(Suela Musta). E kërkuar për …. dy gjoba të pavëna.

Kjo po, është për ta ngritur zërin. Aty mund të ishte edhe një polic trafiku që nuk i ka vënë gjobë F.Ç-së, kur ai ka kaluar me semafor të kuq. Duhet të ishte edhe një inspektor tatimesh që nuk i ka vënë gjobë kompleksit të F.Ç-së kur ka parë se s’kanë qenë në rregull faturat tatimore, apo as ka guxuar fare te kontrolloje.

Kjo është e turpshme. Nëse Suela ka bërë një vepër korruptive ne institucion ku punon, mund të ishte proceduar me kohë, s’kishte pse arrestohej me bujë nga RENEA, njësoj si banditët e vërtetë.

Ky është shqetësimi që unë kam ngritur, dhe e ngre sërish. Policisë mund ti duhen lista të gjata arrestimesh për të shitur operacionet e veta në publik, por një shprehje amerikane thotë: Më mirë një fajtor i lirë sesa një i pafajshëm në burg.

Për këtë arsye unë e mbështes edhe një reagim publik të një grupi kolegësh, për të kërkuar nga gjykata vlerësim real të çështjes së atyre që janë përzjerë vetëm në “skandalin” e gjobave të kabllorit të Çapjave. Ndërsa për ata ata që kanë vrarë dhe shitur dorgë, gjykatës nuk ia kam merakun pasi e ka parasysh vetë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Kujt i shërbejnë thirrjet e kryetarit të opozitës?
Previous article MERO BAZE/ Kush mund ta pranojë ofertën për të qenë pjesë e “Komiteteve të Shpëtimit” të PD?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k