• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Kujt i shërbejnë thirrjet e kryetarit të opozitës?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Kujt i shërbejnë thirrjet e kryetarit të opozitës?

June 16th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Edhe pse (ish) opozita e di fare mirë se pushtetin nuk e merr kurrë me dhunë apo aq më keq me “revolucion”, kryetari i PD nuk po rresht së kërkuari nga “populli dhe policia të mos i binden më qeverisë, të mos zbatojnë më ligjin, të mos e njohin më qeverinë Rama”.

Në situatën kur faktori ndërkombëtar po kërkon me ngulm uljen në dialog, kujt i shërbejnë thirrjet e kryetarit të PD, kujt i shërbejnë ultimatumet e tij, kujt i shërbejnë paralajmërimet dhe kërcënimet e tij ndaj uniformave të shtetit, kujt i shërbejnë nxitjet e tij për “mosbindje civile” ? Si mund të flasë një kryetar partie, një kryetar opozite, një njeri i politikës “europianiste” në këtë mënyrë, sikur të ishte diku larg në Amerikën Latine, dhe jo në mes të Europës.

Opozita (apo më mirë PD) e ka provuar edhe herë të tjera rrugën e dhunës, e ka provuar edhe herë të tjera “revolucionin” për marrjen e pushtetit dhe ka dështuar. E ka provuar edhe herë të tjera rrugën e revoltave “popullore” duke injoruar votën e lirë, dhe ka dështuar. SHBA dhe Europa e ka injoruar dënuar dhe i ka kthyer shpinën çdo tentative, për të rrëzuar me dhunë një qeveri legjitime, duke rrezikuar lirinë dhe demokracinë.

Thirrjet e kryetarit të opozitës kanë një vazhdimësi të habitshme, edhe kur ndjekësit e tij thyejnë ligjin, edhe kur ndjekësit e tij thyejnë xhamat, djegin kryeministrinë, djegin gomat dhe bllokojnë akset rrugore, edhe kur grinden mes tyre, edhe kur vartësit e tij nxisin turmat e “irrituara” ndaj kryeministrit.

E ndërsa faktori ndërkombëtar ka dënuar dhe dënon çdo akt dhune, çdo pengesë për dialogun mes palëve, kur ka dënuar dhe dënon ashpër çdo parti dhe politikan që me dashje pengon procesin zgjedhor, i vetmi që nuk pyet për “imperializmin amerikan” mbetet kryetari kësaj opozite. Por më tragjikomike, situata bëhet kur zoti Basha zgjedh e nxjerr për komunikim me mediat Fatmirin e Gërdecit, i cili u kujton shqiptarëve (jo 26 viktimat e municioneve ) “rikthimin në diktaturë”.

Është qesharake tek shikon se si ata që duhej të ishin ulur me kohë në kafazin e të pandehurit dhe të jepnin llogari para organeve të drejtësisë, dalin në oborrin e SHQUP-it dhe “komentojnë” situatën politike, japin ultimatum për kryeministrin e kërcënojnë me “revoltë popullore”. Dhe kjo ngjet gjithmonë 2 orë pas thirrjeve të kryetarit të opozitës për “mosbindje civile”, ngjet gjithmonë 1 ose 2 orë pasi aleatët e kërrusur të PD mblidhen dhe

diskutojnë për “hallet e popullit”, duke hamendësuar se shqiptarët do të besojnë një grusht ish-pushtetarësh milionerë që janë provuar për 20 e ca vjet, në krye të qeverive dhe shtetit. Thirrjet dhe paralajmërimet e shpeshta ditët e fundit të kryetarit të opozitës për policinë, organet e drejtësisë apo dhe për “mosbindje civile”, nuk i dëgjon më askush.

Madje ato nuk po i marrin seriozisht edhe një pjesë e mirë e ndjekësve të tij, pasi janë të ndërgjegjshëm për efektin negativ që kanë sjellë dhe po sjellin në klimën politike dhe paqen sociale të Shqipërisë. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe jo provincë në Tibetin e largët, ndaj dhe politika sot më tepër se kurrë kërkon përgjegjshmëri personale, kontribute progresiste nga çdo individ, aktor dhe faktor i saj, sjellje europianiste jo me fjalë, por me vepra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Shpjegojani Lulzim Bashës ’97-ën, që ai lut!
Previous article MENTOR KIKIA/ Përse i dola në mbrojtje Suela Mustës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k