• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Pazar tepsie, “Made in Albania”: Zbulohet sekreti i madh i Ilir Metës për Sandër Lleshin
Home
Politikë

MENTOR KIKIA/ Pazar tepsie, “Made in Albania”: Zbulohet sekreti i madh i Ilir Metës për Sandër Lleshin

November 12th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mentor Kikia 

Që një ushtark, aq më shumë me një gradë madhore “Gjeneral”, nuk mund të marrë një post në administratën civile, kjo dihej.

Nuk ishte nevoja që presidenti të mendohej 7 ditë e 7 netë me radhë(pa të shtuna e të diela), të pyeste SHISH-in, SHIU-u, apo shërbimet parntere, të fshehta e të zbuluara.

Pasi refuzoi dekretimin, presidenti e mbështolli me mister arsyen. Nëpër rrjeshta la të kuptohet se “kjo lidhej me çështje të sigurisë kombëtare”.

Aha, Lleshi na qënkërkësh agjent! Por se i cilit shërbim, këtë nuk e tha. Madje tha se po të dojë parlamenti, ai do të fliste me dyer të mbylluara, para grupit të PS apo një pjesë të grupit!

Dhe Edi Rama e ftoi publikisht, me dyer të mbylluara, të hapura dhe pa dyer fare.

Por tani na doli se Sandri na qenkërkësh Gjeneral, dhe jo agjent, ndaj nuk mund të bëhej ministër. Ky ishte sekreti i madh i Metës?

Kjo e cënonte sigurinë kombëtare? Kjo duhej thënë me dyer të mbyllura, që të mos e merrnin vesh populli dhe të huajt?

Këtë se ha kush!

Nëse për Sandër Lleshin ka vërtet arsye madhore për të mos u bërë ministër, Meta ti qëndrojë deri në fund, paçka se kush “urdhëron” nëpër ambasada.

Por kjo më shumë duket një përpjekje për të dalë i larë nga kjo histori(“I dhj… por krenar”- thotë populli), pasi dekretin do ta firmosë tani.

Ose, larg qoftë, mos ka qenë ndonjë pazar tepsie, “Made in Albania”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Beteja për Internetin: 100 vjet më vonë, lufta bëhet me tastierë
Previous article AFRIM KRASNIQI/ Protestat në Tiranë janë fituar gjithmonë nga Bashkia dhe Qeveria!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k