• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Një eurodeputete që gënjen pa pikën e turpit!
Home
Politikë

MENTOR KIKIA/ Një eurodeputete që gënjen pa pikën e turpit!

November 14th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mentor Kikia/

Ja çfarë lexoi para Parlamentit Europian një politikane e çmendur. Duhet të jetë vërtet e çmendur. Eleni Theocharous, eurodeputete qipriote, si rrallë ndonjëherë një politikan në një forum europian, gënjen në mënyrën më të pacipë. Shpif në mënyrën më të paturpshme.

“Qeveria shqiptare më shpalli person të padëshirueshëm, sepse mbroj të drejtat e njeriut të pakicës greke, të cilat janë shkelur nga regjimi shqiptar, dhe që jetojnë në një klimë terrorizmi dhe spastrimi të heshtur. Të drejtat e grekëve janë shkelur nga shteti shqiptar përmes frikësimit, ndërsa të drejtat e tyre arsimore dhe përdorimi i gjuhës greke janë të persekutuar sistematikisht. Disa ditë më parë shqiptarët vranë Konstandinos Kacifa sepse ngriti flamurin grek”.

Kacifas, moj zonjë, nuk u vra sepse ngriti flamurin grek në fshatin e tij të lindjes, pasi Bularati, nuk kishte asnjë gur të pambuluar me flamuj grekë, dhe këtë e patë edhe ju vetë atë ditë, ndërsa thërrisnit kundër shqiptarëve, si një ekstremiste ordinere. Kacifas, në vend të flamurit, mbante në dorë një automatik dhe qëllonte në tym, dhe Zoti deshi që të mos kishte të vrarë as nga banorët e fshatit, as nga policia.

Grekë dhe shqiptarë, jetojnë paqësisht në Shqipëri. Këtë e dimë të gjithë ne. E dinë më mirë se ne, vetë minoritarët grekë. E dinë edhe përfaqësuesit politikë të tyre në Tiranë, të cilët bëjnë denoncime për shkeljen e të drejtave të grekëve minoritarë vetëm kur u vjen ndonjë telegram nga Athina. Dhe jo më kot, në debatin për të drejtat e minoriteteve që do të mbahet në 28 Nëntor, në kuadër të progres raportit, nuk flitet për minoritetin grek, por për romët, që janë realisht të diskriminuar në Shqipëri, në çdo drejtim.

Na lini të jetojmë të qetë, pasi hallin nuk e kemi me njëri tjetrin, por të gjithë bashkë, shqiptarë dhe grekët që jëtojnë në Shqipëri, kemi një halla më të madh. Kemi varfërinë dhe korrupsionin, klasën politike të kalbur dhe qeverisjet që sa vijnë e rëndojnë dorën në të vjedhur. Këtë po, e vujamë si grekë edhe shqiptarë, dhe po na bëjnë tgë marrim udhët e botës. Nëse atje, në atë parlament, luftoni të na çlironi nga kjo skllavëri, atëherë bëjeni. Por mos ndizni zjarre, mos i jepni armë vulgut të shoqërisë greke, që mendon se Gjirokastra është e pushtuar nga shqiptarët, pasi nuk dinë as histori e as gjeografi.

Atij parlamenti duhet i vijë turp që ka brenda të tillë politikanë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDI RAMA/ Për të gjithë ata, të cilëve sytë, hundët, goja e veshët u janë taposur me baltë nga 70 vjet propagandë për Mid’hat Frashërin
Previous article JOZEFINA TOPALLI/ "4 shahistët që s’dinë të luajnë"

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k