Nga Mentor Kikia
Gjëja më acaruese që dëgjoj tani janë ca analistë që marrin përsipër të bëjnë diagnostikimin e problemeve të opozitës, pasi i kanë dhënë mend gjatë fushatës ndërkohë.
Jo ku gaboi, jo kë futi në lista, jo ça duhej të bënte e mbi të gjitha, çfarë duhet të bëjë tani për tu rinovuar.
Askush nuk shikon dot në thelbin se si zhvillohet fushata në Shqipëri, ku nuk fiton as programi, as idetë, as fryma e asgjë tjetër, por fiton matematika zgjedhore.
A mendon njeri në këtë vend se dikush vendosi të mos votojë PD-në, por PSD-në sepse iu duk programi i kësaj të fundit më i mire, apo lista më dinjitoze?
Sa më shumë tkurret popullisa, as më pak hyjnë në punë programet e partive.
Demokracia vërtetë do të fillojë kur të hapen zgjedhjet për votën e emigrantëve. Deri atëherë do të vendosin vetëm patronazhistët dhe votat e nëpunësve.
Leave a Reply