• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 22nd, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Ç’e doni punën, tani do kemi me çfarë të merremi!
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Ç’e doni punën, tani do kemi me çfarë të merremi!

November 5th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Lufta filloi! Ose më saktë, tani do ti shikojmë flakët, pasi tymi nuk ka reshtuar asnjëherë. Përplasja nuk fshihet më mes rreshtave apo në nënkuptime, që kërkojnë zbërthime të holla “analistësh profesionalistë”, për ti mësuar.

Jo!

Meta dhe Rama tashmë nuk janë thjeshtë Presidenti dhe Kryeministri, por dy politikanë që në vend të shahut do të luajnë luftash.
Rama do ta bëjë Lleshin ministër, por pa portofol. Do ta bëjë zv/ministër që të luajë rolin e ministrit. Sepse ai është komandanti dhe ushtarët e tij i zgjedh ai. “Por nuk mbaron me kaq!”

Çfarë do të bëjë Rama më shumë?

Çfarë do të thotë Rama me këtë paralajmërim?

Sonte studiot do të zjejnë.

Ne nuk e dimë, por një gjë është e sigurtë. Nga nesër ne do të konsumojmë më shumë sherr politik. Do të dëgjojmë më shumë deklarata, kundërdeklarata, më shumë konferenca dhe akuza, dhe padyshim, më shumë komentues që kacafyten studiove. Njerëzit do të dehen edhe më shumë nga politika.

Dhe kjo të bëjë që të merremi më pak me problemet e vërteta, papunësinë, hajdutërinë e atyre që kanë një vulë dhe një firmë në dorë, shkollat, spitalet, ilaçet, mollët dhe papatet që nuk shiten, ushqimet e skaduara, mashtruesit që na shesin qumësht pluhur për qumësht deleje, rrugët që shkatërrohen një muaj pasi i kanë ndërtuar, kanalet e papastruara që do të na përmbytin sërish, koncensionet që shpikin ministrat për të qerasur shokët e tyre të partisë…

Këto betejat politike më duken njësoj si ato lojrat që bënin perandorët romakë për të trullosur popullin, ndërsa perandoria rrënohej në të gjitha drejtimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Kufiri 1-milionësh i ndryshimit
Previous article ANALIZA/ Për të kuptuar bindjet e Presidentit, kujtoni si e ka zhvatur Shqipërinë…

F.autor

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k