• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Për të kuptuar bindjet e Presidentit, kujtoni si e ka zhvatur Shqipërinë…
Home
Blog

ANALIZA/ Për të kuptuar bindjet e Presidentit, kujtoni si e ka zhvatur Shqipërinë…

November 5th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ilir Meta do të lërë gjurmën e vetë në historinë e demokracisë, si Presidenti antikushtetues i Shqipërisë.

Vendimi i fundit politik i bashkëshortit të Kryemadhit për mosdekretimin si Ministër të Brendshëm të Sandër Lleshit në shkelje të hapur me Kushtetutën e vendit, ka risjellë në sytë e shqiptarëve edhe njëherë profilin e matrapazit politik Ilir Meta.

Takticieni politik i paepur Ilir Meta, siç e përshkruan ambasada e SHBA në kabllogramet e saj, tregoi se mbetet po i njejti njeri pazaresh, politikan interesash të ngushta, i përlyer në mëkate të mëdha sa herë që ka mbajtur një funksion publik.

Ilir Meta i sotëm është po i njejti politikan pragmatist që për herë të parë solli në Shqipëri standardin e një partie politike familjare dhe klienteliste si LSI-ja.

Në zgjedhjet e vitit 2009, LSI fitoi 4 mandate dhe pas koalicionit qeverisës me PD mori katër ministri, të cilat i shfrytëzoi deri në fund për pasurimin e shpejtë të bashkëpunëtorëve, tarafit dhe familjes Meta.

E kaluara politike e Ilir Metës është e veshur me skandale dhe aferra. Mjafton të kujtojmë vetëm disa nga rastet më të bujshme të hajdutërisë së Ilir Metës, për të kuptuar standardin moral dhe bindjet nga të cilat udhëhiqet Presidenti i Republikës:

-Presidenti i sotëm, u denoncua me zë dhë më figurë nga ish-ministri Ekonomisë Dritan Prifti me zë dhe më figurë si ndërmjetësues i rryshfeteve me emërimet, tenderat dhe koncensionet e hidrocentraleve.

-Meta denoncohet nga media se ka marrë ryshfet nga Debt International Advisory, DIA, një kompani mbledhje borxhi që ka hedhur në gjyq OSHEE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë. Zyra ligjore e OSHEE-së, Clifford Chance pretendon se Meta ka qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej CEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011.

-Sali Berisha e akuzonte akuzonte Metën gjatë kohës së qeverisë Nano se organizonte treg-trafikun e pllakave të gurit për në Greqi, e se bashkë me ngarkesën e gurit, ushtronte dhe trafik droge.

-Po Sali Berisha denonconte se Meta ka urdhëruar ne shkrim skandalin e vjedhjes së 3 milion dollarëve, nëpërmjet tenderit fiktiv të blerjes së bazës materiale për Korporatën Elektro-energjetike.

– Ish – Kryeministri Ilir Meta, akuzohej gjithashtu për dhënien e urdhrit për të qëlluar mbi popullin, duke vrarë SYL LUSHËN, në shtator 2000 gjatë mitingut të PD në Tropojë.

Zv/Kryeministri Ilir Meta, akuzohej si organizator i zhdukjes nga banka e Kursimeve, të 185 milionë dollarë depozita, të ngurosura nga llogaritë e firmave piramidale.

-Kryeministri Ilir Meta, i pati dhënë asnjë studim 2.2 milion dollarë fond nga buxheti i shtetit, firmës fantazmë australiane “Citaroil” për rikonstruksionin e sektorit të shpim-kërkimit të naftës në Patos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Ç’e doni punën, tani do kemi me çfarë të merremi!
Previous article ALTIN KETRO/ Precedenti “Lleshaj” dhe një sugjerim me kurban për zgjidhjen e krizës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k