• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ A e patë sa të lirë janë minoritarët grekë në Shqipëri?
Home
Sociale

MENTOR KIKIA/ A e patë sa të lirë janë minoritarët grekë në Shqipëri?

November 8th, 2018 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Jashtë çdo qëndrimi nacionalist….

Nga Mentor Kikia

Ajo që u demonstrua sot në Bularat të Gjirokastrës ishte një shfaqje e shëmtuar e vulgut të shoqërisë greke dhe politikës që e mbështet. Flamuj pa fund, si në asnjë ceremoni, askund, edhe mbarë Greqisë, u shpalosën shoqëruar me një kor korbash që heroizonin një njeri që u vra në përpjekje të armatosur me policinë. Kam lexuar shumë qëndrime sot, mes të cilave kritikë që akuzonin qeverinë për tolerimin e kësaj shfaqeje, deri në grotesk. Por unë mendoj që qeveria bëri shumë mirë që nuk ndërhyri.

Bëri shumë mirë që i la të dehen sot me një copë pëlhurë bardhe-blu, pasi as flamur s’mund të quhet kur me të vishen edhe pemët, e të këndojnë këngë çetnikësh. E di që do të thoni: A do ta bënim dot ne një gjë të tillë në Greqi?

Padyshim që jo, kurrë nuk do të na lejonin, madje do të na zhvishnin në kufi e të na merrnin çdo flamur të fshehur deri në mbathje. A do të na lejonin grekët në gazetarëve të bënim transmetime Live një javë rresht? Padyshim që jo. Mua më kanë refuzuar dy herë të kaloj kufirin sepse Ambasada Greke në Tiranë është kujdesur të listojë gazetarët në pro dhe anti-grekë.

Por më mirë kështu, pikërisht ky është ndryshimi.

Shfaqja histerike e sotme në Bularat është një dëshmi e fortë për të gjithë, grekët vetë në radhë të parë.

Merrni këto pamje tani dhe tregojuani Botës mbarë se sa të lirë janë minoritarët grekë në Shqipëri. Tregojuani kokave të sëmura në Athinë që kërkojnë të ndezin zjarr edhe kur nuk kanë as eshkë e as strall, edhe “panhelenikëve” në Amerikë që vajtojnë për dhunimin e minoritarëve.

Edhe Vangjel Dules që jeton në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Xhaxhai im grek
Previous article DW/ Kush ka frikë nga Donald Trumpi i frenuar?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k