• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Më tepër kënaqësi, por jo edhe zgjuarsi
Home
Blog

Më tepër kënaqësi, por jo edhe zgjuarsi

March 29th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Lojrat për stërvitjen e trurit dhe të kujtesës kanë më pak efekt se sa mendohet, sepse zgjidhja më shpejt e një loje të caktuar lidhet me rutinën dhe jo me shtimin e aftësive të trurit.

Një numër i madh lojrash mendore, si fjalë-kryqe, rebuse, kriptograme, sudoku, si dhe programesh kompjuterike premtojnë se ndikojnë dhe ndihmojnë që truri të punojë më me shpejtësi dhe efektivitet

Shumëkush që zgjidh pra me shpejtësi lojra të ndryshme mendore beson se ka bërë përparime duke shtuar kapacitetin e trurit dhe përmirësuar kujtesën. Por sipas një studimi të studjuesve të Cognition and Brain Sciences Unit të Universitetit të Kembrixhit lojrat për stërvitjen e trurit dhe të kujtesës të japin më tepër kënaqësi dhe të zbavisin, por as s’të bëjnë më të zgjuar dhe as përmirësojnë kapacitetin e përdorimit të trurit.

Vetëm rutina nuk mjafton

Në studim u përfshinë 11. 430 vetë. Shkencëtarët u dhanë atyre ushtrime dhe detyra të ndryshme që pretendojnë së të përmirësojnë kujtesën, aftësitë arsyetuese, planifikuese apo ato vizuale.

Shkencëtarët vunë re se pjesmarrësit zgjidhnin me shpejtësi ato detyra mendore, për të cilat ishin ushtruar dhe kishin fituar një lloj rutine. Kur u dhanë detyra për të cilat mendja ishte e papërgatitur, shkencëtarët vunë re se pjesëmarrësit nuk ishin në gjendje t’i transferonin këto aftësi për kryerjen e detyrës së re. Për këtë arsye studiuesit arritën në përfundimin se pa një transferim të aftësive të tilla, nuk mund të flitet për një stërvitje të vërtetë të trurit./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJTIM XHAJA/ “Shkëlqimi” dhe rënia e panaireve të punësimit…
Previous article MARK VARGAS/ Si arriti Trump ta nxjerrë Kim Jong Un-in nga strofulla

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k