• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KUJTIM XHAJA/ “Shkëlqimi” dhe rënia e panaireve të punësimit…
Home
Blog

KUJTIM XHAJA/ “Shkëlqimi” dhe rënia e panaireve të punësimit…

March 29th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Të sapodiplomuar, të sapodalë nga auditoret e universitetit, plot me energji mijëra të rinj dhe të reja shqiptare, çdo ditë janë në kërkim të një pune të re, në kërkim të një mundësie të re…

Qytet e mëdha ofrojnë pak, ato bregdetare “gumëzhijnë” vetëm në tre muaj të verës, fshatrat në mungesë të plotë të politikave agrare zhvilluese mbeten të fundit si promotorë të punësimit.

Të gjitha shanset duket se t’i ofron kryeqyteti…metropoli…

Çdo vit në Tiranë është bërë si traditë, mbajtja e një panairi punësimi, i cili në bashkëpunim me sektorin privat dhe publik, fton të gjithë të rinjtë e sapodiplomuar të bëhen pjesë e tij.

Ata janë të lirë të informohen, të bëhen pjesë e workshopeve dhe programeve të ndërmjetësimit dhe të shkëmbimit me universitete të ndryshme, shqiptare dhe të huaja.

Shpesh herë organizohen edhe diskutime, konferenca mbi mundësitë që kanë të rinjtë për të mësuar më shumë rreth këtyre programeve.

“Shkëlqimi” i ditës së parë të panairit duket marramendës…Kamerat zënë pozicionet e tyre…gazetarët po ashtu…kronika e ditës bëhet gati… daljet live të figurave kryesore të shtetit s’kanë sesi të mungojnë në këtë ditë…

Veshi të zë një kakofoni numrash dhe statistikash mbi punësimin e shqiptarëve, të cilat si për çudi përkojnë gjithmonë me një krahasim të gjendjes në raport me vitet e shkuara…

Duket sikur propaganda sapo ka filluar…në media çdo gjë glorifikohet, shtohet, ndonjëherë edhe tjetërsohet…

Vendosa ta vizitoj njëherë vetë këtë panair, ashtu siç bëj çdo vit. Edhe pse jam në një marrëdhënie pune, përherë jam i kuriozuar të mësoj mbi ofertat e fundit, mbi sektorët potencialë të punësimit këtu dhe mundësitë që të ofron ky vend.

Dhe ç’vura re? Të njëjtat biznese dhe kompani të përhershme, madje këtë vit mu duk sikur ajo hapësirë ishte tkurrur.

E shtrirë vetëm në katin e parë të Pallatit të Kongreseve, syri të cekte tre kompanitë e mëdha të telekomunikacionit, disa banka private, universitete private, ndonjë kompani rekrutimi për jashtë vendit dhe pjesa tjetër i dedikohej call center-ave italianë.

Disa vajza të buzëqeshura të prisnin me mirësjellje në hyrje dhe të ofronin një fletushkë, e cila të sugjeronte të mësoje një gjuhë të huaj, një banderolë e madhe me logon e një call center-i kish zënë gjysmën e Pallatit Të Kongreseve. Dukej si sponsori kryesor i atij evenimenti.

Ndërrmarrjet publike-shtetërore ishin të papërfillshme.Tek-tuk më zinte syri ndonjë të ri me CV në dorë.

Duket sikur të rinjtë shqiptarë janë zhgënjyer nga këto panaire, ata thjesht i vizitojnë ata për të shuar një kureshtje, ashtu sikur të ishin disa panairë të thjeshtë ushqimesh, apo mobiljesh.

Duke parë këta të rinj, m’u kujtua vetja ime disa vitë më parë: I papunë, me një zell të madh për ta filluar një të tillë dhe me dhjetëra CV nëpër duar, plotësimi i dhjetra formularëve dhe broshurave, premtimi entuzuiast nga ana tjetër dhe asnjë telefonatë kontakti ditët në vijim…

Më erdhi ndërmend rasti i një kompanie të madhe mediatike, ku kisha aplikuar shpesh fill pas diplomimit…Asnjë përgjigje…asnjë feedback…

Një muaj më vonë, e njëjta kompani ishte pjesë e panairit të përvitshëm, kësaj here me një ndryshim, pjesë e saj ishte dhe një pedagog i imi. I entuziasmuar, takoj profesorin që më kish dhënë mësim, bëhem pjesë e intervistave, dorëzoj dokumentacionin dhe pranohem!

E çuditshme! I njëjti isha unë edhe para një muaji, dokumentacionet ishin të njëjta, CV-ja gjithashtu. Pse asnjë nuk më pranoi një muaj më parë?!
Sepse rregullat e brendshme, ndonjëherë të pashkruara të kompanive e duan të jetë ashtu.

Sot, kur kërkojnë fuqi punëtore, kompanitë e mëdha veprojnë me referenca nga kompanitë e tjera, eksperienca është një kusht i rëndësishëm, shumë prej tyre mjaftohen me një publikim vakant të një vendi pune dhe kandidatin e gjejnë sërish në mesin e tyre, nga rekrutimi i brendshëm. Të pakta janë ato kompani, të cilat rekrutojnë studentë të sapodalë nga auditoret, i vendosin në një proces testimi dhe më pas bëjnë përzgjedhjejen e një vendi pune.

Të punësohesh sot në një ent publik, shtetëror të duhet medoemos një rrjet njohjesh, miqësie apo kontaktesh, ky është një perceptim i shumicës së të rinjve shqiptarë.

  • Tags
  • Kujtim Xhaja
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROBERT SCHWARTZ/ Si Lindja edhe Perëndimi në akord për Rusinë
Previous article Më tepër kënaqësi, por jo edhe zgjuarsi

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k