• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
LUTFI DERVISHI/ Po sikur të më ndodhë mua?!
Home
Sociale

LUTFI DERVISHI/ Po sikur të më ndodhë mua?!

November 19th, 2021 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Për fat të keq në raportimin e tragjedive kemi shembuj të pafund të dhunimit të kodit të etikës dhe fare pak raste kur kodi etik respektohet.

Tragjeditë ndodhin, do të ndodhin sërish dhe sërish do të kthehemi aty ku ishim tek pyetja bazë: a ka mundësi të raportohet ndryshe?

A është e mundur që lajmet për tragjeditë t’i shohim në ekranin e televizionit bashkë me anëtarët e tjerë të familjes përfshirë edhe fëmijët?

Raportimi i ngjarjeve të jashtzakonshme nuk është i lehtë- por shembuj të raportimit të vetëpërmbajtur gjen, në mos këtu, në vende të tjera.

Çfarë ka ndodhur, kur ndodhi, ku ndodhi, sigurisht që duhet raportuar, por pyetja si ka ndodhur ndoshta ka më shumë vlerë për hetimin se për publikun e gjerë. Pyetja pse ndodhi është pyetja që kërkon më shumë mund, kohë dhe hapësirë. Pyetja: po më tej nuk ka përgjigje të lehtë.

Raportimet “live” janë sfiduese për këdo dhe aty mund të gabosh. E pa shpjegueshme dhe e pajustifikueshme është që edhe në “debatet” e mbrëmjes përsëriten gabimet dhe gafat që nuk duhet të ishin transmetuar gjatë ditës. Të nesërmen në vend të reflektimit shohim thellim në gabimin e bërë një ditë më parë!

Meqë referencat ndaj kodit të etikës duket se nuk kanë vlerë praktike ndoshta duhet kaluar te referencat e librave të shenjtë.

“Mos i bëj tjetrit, atë që nuk do të dëshiroje ta bëjnë edhe ty”.

-A ndodh që gazetarët dhe redaktorët t’i bëjnë pyetje vetes: po të më ndodhë një gjëmë e tillë mua çfarë do të mendoja nëse do të shihja kamera dhe mikrofonë para vetes?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Arithmetika e sikletshme e Kuvendeve të 11/18 dhjetorit
Previous article MIRA KAZHANI/ Komshinjtë që s’i njohim më, që denoncojnë për zhurmë kur ndërtohet një banjo dhe heshtin kur plas dhuna

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k