• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
LUTFI DERVISHI/ 2019-ta sipas liderëve shqiptarë
Home
Politikë

LUTFI DERVISHI/ 2019-ta sipas liderëve shqiptarë

January 1st, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Lutfi Dervishi

Edi Rama: Viti Ri, sivjet, na dha një mësim të mirë. Erdhi nga Kosova. Për herë të parë provoi kalimin me një ndalesë në kufi (vonesat janë vetëm për shkak të mos disa rakordimeve teknike) dhe ja mbërriti në Tiranën tonë të protestave. Se harrova të them, ky vit i Ri është viti me patriot se kaloi nga rruga e Kombit dhe pagoi për herë të parë edhe tarifën 5 euro për një kalim.

Hashim Thaçi: Viti i Ri që erdhi sot e gjen Kosovën shtet të pavarur, sovran, demokratik. Ky vit është viti i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Kosova do të fitojë këtë vit të ri ulëse në OKB dhe institucionet e tjera ndërkombëtare. Për Kosovën janë thënë shumë të zeza, por këtë vit do të kemi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë.

Sali Berisha: Argati Beogradit në Prishtinë dhe argatët e tij në Tiranë duan ta kthejnë 2019 në vitin e zi të shqiptarëve, por revolucioni paqësor i gjithë shqiptarëve që i thonë tokës tokë dhe bukës bukë do ua zerë bukën në fyt bukëshkalëve shqiptarë.

Ramush Haradinaj: Ky vit i ri erdhi nga Merdare dhe i shpëtoi taksës 100% sepse është “produkt” ndërkombëtar! Ky vit e gjen Kosovën me ushtri. Eshtë viti që ndofta nuk do të na japë liberalizimin ne vizave, por e sigurtë është se Kosova nuk do ta ketë më në qafë Mogerinin! Deri tani Mogerini ka bo hajgare. Tani, pas takses 100% qe mund ta çojmë edhe 1000%, zonja Mogerini mundet lirisht me fol për normalizimin. Ja kam qartësu vitit të Ri, qëdrimin e qeverisë së Kosovës se nuk guxon as ky vit dhe as ata që do të vijnë pas tij të luajnë me kufijtë e Kosovës.

Lulzim Basha: Pata një takim të përzemërt dhe shumë mirëkuptues me vitin e Ri tek Astiri! E garantova se çdo ditë të tij do të jem jo vetëm te Astiri, por edhe në Parlament derisa qeveria e korruptuar të heqë duart nga xhepat e shqiptarëve. Me këtë rast ftoj median të denoncoj korrupsionin e pastër që kryeministri po përpiqet të bëj me çekun 400 mijë lekësh për vitin e Ri.

Ilir Meta: Ky vit do të ikë si gjithë vitet e tjera. E rëndësishme është më shumë paqe dhe më shumë dashuri. Nga media mësova se ai do të protesojë për traun në rrugën e Kombit, për studentët dhe për Astirin. Unë nuk dua të futem në detaje as për Astirin dhe as për kufirin, por nëse policia nuk e lë të protesojë – unë hap oborrin e Presidencës dhe e ftoj të protestoj 365 ditët. Protesta është e shëndetshme dhe mjeti i vetëm që nuk e lë qeverinë të shëndoshet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Viti i protestuesit të panjohur
Previous article XHOVANI SHYTI/ “Kuajt” e qeverisë Rama ngordhën, karroca dhe karrocieri janë ende gjallë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k