• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Libri i Nexhmije Hoxhës dhe pse akoma shesin lajmet me Enver Hoxhën
Home
Breaking News

Libri i Nexhmije Hoxhës dhe pse akoma shesin lajmet me Enver Hoxhën

January 17th, 2020 F.autor Blog, Breaking News, Politikë 0 comments

ARSEN PRIFTI/

Pas një viti, në 8 shkurtin e 2021, Nexhmije Hoxha me shumë gjasë, duket se do ti fiki vetë 100 qirinjtë mbi tortën e jetës së saj. Për një njeri që e dominoi sëbashku me bashkëshortin, për 50 vjet me radhë jetën e Shqipërisë dhe kalon shekullin e jetës së saj, botimi i librit më të fundit “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, duket si një testament.

Pothuajse të gjitha mediat, që duket se kanë si synim kryesore garën për më shumë lexime e klikime, po botojnë rregullisht pjesë të tij. Askush nuk niset ta bëjë këtë as nga nostalgjia, as nga arsyeja se janë dakord me ato që shkruhen aty, por thjeshtë dhe vetëm për audiencë. Sepse në këtë regjimin e sotëm kapitalist, krejt të ndryshim nga ai dikatorial i Hoxhës, vetëm kërkesë oferta e përcakton hapësirën mediatike që të jepet.

Ky botim i Nexhmije Hoxhës në fillim të 2020 dhe më 2019, libri “Blloku” i Isuf Kalos, ish mjekut personal të Enver Hoxhës, janë dy më të fundit që botohen me temën e Shqipërisë komuniste. Kjo tendencë dhe qasje, duket se shtron pyetjen: Si është e mundur që edhe pas 30 vjetësh nga rrëzimi i Murit të Berlinit dhe nga rënia e komunzmit në Shqipëri, historinë e asaj që ka ndodhur, vijojnë ende ta shkruajnë akoma protagonistët e atëhershëm? “Historinë e shkruajnë fitimtarët”, përdoret aq shpesh, ndoshta edhe pa e ditur se këtë e ka thënë Winston Churchill.

Nisur nga kjo, të krijohet ideja se as Nexhmije Hoxha dhe as ata që i kanë shërbyer familjes së saj, nuk janë humbësit e sotëm. Përkundrazi. E ta mendosh që në promovimin e librit të Dr. Kalos, ishte i pranishëm edhe vetë Sali Berisha, lideri që ka mbajtur në dorë për tri dekadat e fundit, flamurin e antikomunizmit në Shqipëri. Ironia e kësaj që ndodh në Tiranën e sotme shkon në sarkazëm, kur kujton se ish Kryeministri Britanik që mbante dy gishtat gjithmonë lart si edhe Dr. Berisha ynë, ka thënë se “historia do të jetë e sjellshme me mua, pasi kam ndër mend ta shkruaj vetë”.

Pyetja tjetër që lind tani është: Fakti që edhe në Shqipëri, historia po shkruhet nga ata që e bënë atë vetë, është arsyeja kryesore se përse ajo po i trajton në një mënyrë kaq të sjellshme ata?! Me përjashtim të librit të Blendi Fevziut për Enver Hoxhën, që më shumë i shërbeu marketingut të tij sesa ndriçimit të të vërtetave historike (as vetë autori nuk e pretendon këtë!), fakt është se asnjë historian serioz nuk ka guxuar deri më sot, që të bëjë një libër historik për të dhe periudhën kur ai e drejtoi me dorë të hekurt Shqipërinë. Nuk po llogarisim për këtë “minibilanc”, as letërsinë artistike të Vera Bekteshit, Spartak Ngjelës, Bashkim Shehut, Fatos Lubonjës e të ndonjë tjetri, të cilët vuajtën vërtetë në një periudhë të caktuar të regjimit komunist. Por familjet e tyre, kanë qenë vetë pjesë e nomenklaturës dhe pak vështirë është që të bësh një tablo realiste e plotësisht të besueshme nga pikëpamja historike, në këto rrethana. E vërteta është se shkencat historike funksionojnë sipas ligjësive të tjera nga ato të publicistikës dhe letërsisë.

Ndaj ndoshta është ende herët që të kemi një tekst të pakontestueshëm për diktaturën, diktatorin, bllokun dhe dekadat e regjimit të tij diktatorial. Por, edhe ta lesh fushën kaq bosh sa Nexhmije Hoxha të vijojë që të diktojë si të vetmen linjë të së vërtetës, atë që ofron ajo në librat e saj të këtyre 30 viteve, e gjitha shndërrohet në një teatër absurd. Ajo që të bën çudi, është fakti se as sot kur janë hapur të gjitha arkivat e vjetra, përfshi dosjet e Sigurimit famëkeq të Shtetit dhe kanë kaluar të gjitha limitet kohore, për të deklasifikuar dokumenta arkivale të natyrës sekrete, nuk kemi ndonjë botim serioz që do të hidhte dritë me prova, fakte, dokumenta e dëshmi, mbi errësirën e mekanizmit që mbajti në këmbë jo vetëm atë regjim, por edhe për “omertan” e derisotme për të. Me sa duket, sa të jenë gjallë protagonistët e dorës së parë të regjimit të atëhershëm si Nexhmije Hoxha, nuk duket të ketë asnjë shans, që të mësojmë të vërtetën e asaj kohe, në ditët e sotme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBERT P.NIKOLLA/ Shpërrallimet cytanike nga Kosova: Nga Skënderbeu me bisht te Rama spiun serb!
Previous article AZDREN SHALA/ Skënderbeu i dy ekstremeve dhe Skënderbeu real

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k