• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
KUJTIM XHAJA/ Prindër që u bëjnë fëmijëve detyrat e shtëpisë…
Home
Blog

KUJTIM XHAJA/ Prindër që u bëjnë fëmijëve detyrat e shtëpisë…

February 23rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Drekë…Në punë…një qetësi mbytëse. Perpara shoh ca lëvizje të crregullta të kolegeve të punës.. Disa po thonë ca fjalë, ca të tjera po sillen vërdallë sikur kërkojnë dicka… Ato janë më së shumti gra, të një moshe mesatare, me fëmijë.

Është orari tipik, kur fëmijët e tyre kanë mbaruar mësimin, janë kthyer në shtëpi, kanë ngrënë drekën dhe janë shtruar të bëjnë detyrat… Një zile telefoni na shpërqëndron të gjitheve:

“Alo, o ma, kemi në Gjuhë lakimin e emrit “filmi” në rasat përkatëse.Të lutem më ndihmo”..-dëgjohet zëri i hollë I një cupëline, nga ana tjetër e telefonit së koleges.
Kërkesa e saj merr dhenë në të gjithë departamentin…
Pas pak minutash, pjesë e detyrave të saj bëhemi të tërë si grup! Të gjithë përpiqemi të ndihmojmë fëmijën, lëmë mënjanë cdo gjë që kemi në dorë. Prindërimi duket se fiton përparësi mbi cdo punë tjetër.

Mes nesh, ka edhe nga ata, të cilët nuk ia thonë fare nga kjo “fushë”..ata vendosin të mos bëhen pjesë e diskutimeve, të qetë vazhdojnë në punën e tyre. Ca të tjerë të zënë si në faj, ndiejnë që duhet të bëjnë dicka, përpiqen të japin kontributin e tyre sado të vogël.
E kështu të gjithë ne, në fund të ditës mësojmë se emri ka 5 rasa lakimi. Ca prej nesh e dinin, e ca të tjerë e mësuan. E rëndësishme nuk është ta mësojmë ne, pyetja që më grish kurreshtjen është: Fëmijët, të paktën e kanë mësuar këtë në fund të ditës?”
“Në fund të cdo dite, secili prej nesh duhet t’I bëjë pyetje vetes: “C’gjë të re mësova sot?”
Kjo shprehje më është ngulitur thellë në mëndje nga mësuesja ime e klasës së parë…
E të mendosh: fëmijët e sotëm ia bëjnë këtë pyetje vetes në fund të ditës?Apo mjaftohen të shkojnë në shkollë thjesht si detyrim, të mësojnë një mësim mekanikisht, të ‘’heqin qafe” ato palë detyra dhe të shkojnë të luajnë?

Prindërit nga ana tjetër, të zënë ngushtë nga mania e “prindit ideal”, nuk tolerojnë që fëmija I tyre të dalë keq, sikur edhe në një detyrë të vetme. Ata janë të gatshëm edhe ti bëjnë vetë këto detyra, vetëm e vetëm, të shohin fotografinë e fëmijës së tyre, në këndin e të dalluarëve të klasës, në mënyrë që të plotësojnë kështu egon e tyre.

Fëmija e tyre duhet të “shkëlqejë” në cdo fushë..Ai duhet të jetë I pari në matematikë, gjuhë, fiskulturë, edukatë dhe në anglisht…Prindërit në këtë mënyrë kërkojnë të përmbushin me zor ëndrrat e parealizuara të fëmijërisë tek të vegjëlit e tyre. E kur fëmija “çalon” në njërën prej tyre, prindi merr situatën në dorë.

Në ditët e sotme një prind i një “fëmije të shkëlqyer” duhet të jetë euriditë në cdo fushë. Ai duhet të dijë gjithcka. Duhet të dijë rasat e lakimit të emrit,problemet e algjebrës, herësin, mbetjen, ndryshorin edhe pak gjuhë të huaj.

Prindërit e sotëm me cdokusht duan ti ndihmojnë fëmijët edhe kur nuk munden.Më vjen ndërmend një bisedë mes kolegësh në punë “Unë nuk dij Anglisht, as djali nuk ia thotë, por detyrat ia bëj me Google Translate”-më sqaronte një ditë.

Edhe presioni mes fëmijëve bëhët akoma dhe më i madh…Në konkurrencë janë edhe vetë prindërit me prindërit e fëmijëve të tjerë: “Pse nuk më zgjodhën mua pjesëtare të bordit të prindërve, por u zgjodh ajo?”- e pyeste një prind vajzën e vogël në mbledhjen me prindër.
Secili prej nesh e ka një të vogël në shtëpi…motër, vëlla, nip, mbesë, e të gjithë nga pak bëhemi edhe vetë “pak prindër” në jetën tonë. Cdo të enjte nipi im më bën vizitë në shtëpi bashkë me librin e Anglishtes nëpër duar. Madje, ka edhe nga ato ditë që mjaftohet thjesht duke e lënë aty, në një cep të shtëpisë, në pritje që unë të bëjë drtyrat e tij dhe ai të dalë.

E në fund të ditës, c’mësoi ai nga ato detyra, të cilat as nuk dënjoi ti prekte me dorë? Në këtë mes, nxënësi u bëra unë.

Detyrat në vetvete kanë si për qëllim të aftësojnë fëmijën, ta ushtrojnë atë në punë të pavarur praktike, ta nxisin atë si të veprojë, si të zgjidhë problema apo si të sillet në situate të caktuara. Ato ndihmojnë në procesin e vetënxënies dhe zhvillimit të imagjinatës. E kur këto detyra merr përsipër ti bëjë prindi, ato humbin krejt funksionin e tyre. Duke vepruar kështu, s’kemi bërë gjë tjetër, vec e kemi mësuar atë fëmijë t’I fitojë të gjitha gjërat pa u lodhur, në mënyrë të gatshme.

Mbaj mend kur isha fëmijë, nëna më qëndronte pranë, kur bëja detyrat dhe pasi I kisha përfunduar vetë ato, I hidhte një sy korrigjues.

Mbase nuk ishte mënyra më e mirë, por të paktën ajo më mesoi ti bëja vetë gjërat…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALASDAIR ROBERTS/ Strategjia e Madhe nuk është mjaftueshëm e madhe
Previous article JASMIN MUJANOVIÇ/ Kërcënimi rus në Bosnjë është i vërtetë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k