• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Nuk latë njeri pa bërë pis
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Nuk latë njeri pa bërë pis

May 9th, 2024 F.autor Blog 0 comments

Edhe pse e kanë kthyer Parlamentin në sallë ku shahen, zihen si çakenjtë, dhe bëjnë pis, çdokënd, edhe pse e kanë kthyer Tiranën në sheshbeteje, ku hedhin shashka, flakadanë, molotovë dhe mbeturina të tjera, sërish qendrojnë në politikë. Edhe pse e kanë xhepin plot me para të pamerituara (kryesisht euro) dhe kanë përfituar pallate, resorte, fshatra turistike, vila dhe miliona në banka sa kishin pushtetin,sërish qendrojnë në politikë. Edhe pse e shkatërruan vendin, jetën e shqipetarëve, edhe pse u vodhën shqiptarëve kursimet e tyre përmes piramidave, edhe pse shkatërruan ushtrinë, policinë, pronat publike dhe private duke hapur depot e armatimeve, sërish qendrojnë në politikë.

Edhe pse SPAK, i ka thirrur dhe po i heton (me rezerva gjithashtu) si njerëz të përlyer në afera dhe krime, sërish qendrojnë në politikë. Edhe pse etiketojnë çdokënd si “vrasës, hajdut, i korruptuar, drogaxhi, trafikant”, duke mos patur asnjë të drejtë morale dhe ligjore, sërish qendrojnë në politikë. Kjo pra, është pjesa më e shëmtuar e politikës, që po bën pis, çdokënd, madje duke mos kursyer as vendin, qytetaret, dhe të ardhmen e tyre. Nuk lanë njeri, qeveritar, minister, deputet, drejtor, shef, dhe deri shofer pa bërë pis, me akuzat dhe denoncimet e tyre bajate dhe donkishoteske.

Edhe pse kanë vizion mjeran mbi zhvillimin, progresin dhe të ardhmen e qyteteve, fshatrave, infrastrukturës, biznesit, ekonomisë, turizmit, etj..etj.., sërish mbeten në politikë. Po pse të ishte fati i shqipëtarëve ky, pse duhet të dëgjojnë tre breza shqipëtarësh fjalimet e tyre për 34 vjet, se si shahen, mallkohen, dhe përgojohen mes tyre, apo dhe me ata që po qeverisin dhe po punojnë për vendin, dhe qytetarin.

Pse duhet të tolerojmë kaq shumë një celulë të molepsur politikanësh, tek rreken të vijnë sërish në pushtet, jo përmes votës, por përmes kaosit, rrëmujave, zjarrit, duke tentuar rikthimin e vitit 1997. Nuk latë njeri pa bërë pis, por një ditë do të zhyteni vetë në batak, ku humbja e 2025, do t’ju duket tmerr i pafund. Vetëm përballja me ligjin, dhe sekuestrimi i milionave dhe pasurive, do t’ju mbyllë gojën, për ti rikthyer sërish në origjinë. Kjo po, do ti qetësojë shqipëtarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ Pse i tërboi Athina këta turqit tanë këtu?
Previous article MERO BAZE/ Për gjithë të mërziturit me Rai 3

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k