• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Pse Rama nuk arrestoi si Zaevi, Gruevskin shqiptar?
Home
Politikë

KRESHNIK SPAHIU/ Pse Rama nuk arrestoi si Zaevi, Gruevskin shqiptar?

April 4th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Kreshnik Spahiu

Një mëngjes nëntori, isha i ftuar për çaj nga zv.ambasadori amerikan në hotel Rogner. Nuk ishte një kafe rutinë. E parandjeva që do ishte diçka që e shqetësonte dhe duhet ta ndante privatisht në një takim tetè a têtee. Zakonisht kjo është proçeduara që ata ndjekin përpara se të mbajnë qëndrim publik.

Pas 30 minutash bisedë të përgjithshme, diplomati amerikan më thotë: “Kreshnik, ndoqëm me vëmendje protestën kuqezi në aeroportin Nënë Tereza, ku aktivistët tuaj tentuan të pengonin fluturimin e Edi Ramës drejt Beogradit. Ju keni shumë ide të pashtershme dhe jeni mjaft inovator në aksionin politik”.

– Po i thashë, madje jeni të gatshëm ta rrethojmë sërish që të mos e lejojmë të hyjë në Shqipëri.

I qetë dhe me një ton të ulët ma ktheu: “Jo jo Kreshnik, lëre të shkojë dhe të vijë nga Beogradi, mos e pengoni, se nuk ka shkuar në saj kokës së tij, por na intereson neve dhe aleatëve tanë, që Vuçiç mos të anojë dhe të tundohet nga Rusia.

“Kemi investuar miliarda euro në luftën me ish-Jugosllavinë, nuk mund të lejojmë që ky investim të shkojë dëm as nga Beogradi, Shkupi, Podgorica apo Prishtina, prandaj na duhet Edi Rama, që të balancojë marrëdhëniet, si urë e kryqëzuar diplomatike në Ballkan.”

Pas një ore u largova dhe pas konsultimeve me kolegët e anulluam protestën e kthimit nga Beogradi.

Pritshmëria amerikane ishte realisht e përmasave globale, por a e kaloi gjatësinë e tij Rama apo u shkurtua me kohën? Populli e ka votuar dhe besuar disa herë Edi Ramën. Por a ka mundur Edi Rama ta kalojë profilin e “bajraktarit të fshatit” jashtë Shqipërisë?

Pas 2013 fushata e shfrenuar mediatike e ngriti kryeministrin shqiptar në një profil të promovuar edhe nga liderët botëror, por a i mbijetoi ky imazh apo u rrënua?

Dy javë më parë, liderët e Komisionit Europian e vlerësuan Zaev si lider global dhe Ballkanik, në të njëjtat përmasa po e vlerëson gjithë bota kryeministrin grek Tsipras.

Po çfarë i mungon Edi Ramës të kalojë përmasat e Zaev dhe Tsipras:

– Edi Rama prej 6 vjetësh heziton të arrestojë dhe të burgosë ish-zyrtarët e korruptuar. Ai ka nguruar të prangos për korrupsion ministrat e tij të dyshuar, por edhe ish- qeveritarët e PD. Ndryshe nga Rama, homologu i tij Zaev ka dërguar nën pranga gjysmën e ish- qeverisë dhe ka nxjerrë fletë arresti për para-ardhësin e tij, Nikolla Gruevski.

– Edi Rama drejton një parti të trashëguar nga Fatos Nano dhe jo një parti të re si Syriza greke apo lideri i ri Tsipras.

– Edi Rama nuk i shpalli luftë establishmentit siç bëri Zaev me elitën e vjetër apo Tsipras, që sfidoi dy partitë e mëdha në zgjedhje PASOK dhe NEA-DEMOKRACIA.

Por krejt e kundërta ndodhi, Edi Rama bëri pakt dhe marrëveshje me xhaketat e vjetra, Meta-Berisha, dhe i forcoi atyre status-quon.

– Edi Rama po heziton në forcimin e faktorit shqiptar dhe nuk po unifikon dot qëndrimet strategjike gjeopolitike me liderët shqiptarë si: Hardinaj, Kurti, Thaçi, Ahmeti etj. Por ndryshe veprojnë homologët e tij Zaev dhe Tsipras, ata kanë hedhur hapa gjigante me emrin e Maqedonisë së Veriut dhe unifikimin e faktorit kombëtar në shtetet e tyre.

– Edi Rama megjithë votat plebishitare që ka, heziton të ndërrmarrë reforma ekonomike apo kushtetuese si Tsipras, madje deri në ato përmasa që të kërkojë edhe referendume apo të votë-besohet.

Edi Ramës i ka mbetur edhe fare pak kohë për t’u zvogluar apo për të rrezikuar në sfidën e një lideri. Pas 6 vjetësh, ai nuk mund të krenohet vetëm me Vetingun në letra pa arrestuar asnjë peshkaqen rozë, te kuq, apo bardheblu.

Edi Rama ka dy rrugë në fundin e rrugëtimit të tij, ose të shkatërrojë establishmentin politik, ose të bëjë sërish marrëveshje si në 17 maj.

Është nē dorën e tij që të krahasohet me Lulin e vocërr apo me Tsipras dhe Zaev.

Deri tani referenca e tij ka qënë “Luli i vocër” dhe me këtë krahasim nuk arrihen kurrë përmasa globale, por thjesht fitohen disa beteja banale!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED MOISIU/ Për Aleksandër Moisiun!
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Në muajin e “dytë” të Çadrës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k