• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Pse opozita kopjoi sot fushatën e “Thurja” njësoj siç minoi protestat studentore?
Home
Politikë

KRESHNIK SPAHIU/ Pse opozita kopjoi sot fushatën e “Thurja” njësoj siç minoi protestat studentore?

November 2nd, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Kreshnik Spahiu*.

Sot Lulzim Basha shpalli fushatën “Turi i shpresës”, dy muaj pasi rinia ka filluar lëvizjen “Thurja e Shpresës”
Prej dy muajsh një nga lēvizjet më popullore në Shqipëri kishte nisur një fushatë të ashtuquajtur “Thurja e shpresës”!
Dhjetra intelektualë të rinj nën drejtimin e Dr. Endri Shabanit, Erion Kristos, Besian Peshës etj, kanë mbushur sheshet dhe sallat por mediat qeveritare dhe opozitare e kanë çensuruar dhe na është dashur ta ndjekim vetēm nga facebook apo rrjetet sociale!
Thurja e shpresës mbushi sheshet e Korçës, Durrësit, Tiranës dhe shumë qyteteve gjatë ditëve kur Lulzim Basha ishte me pushime në Portugali. Të gjitha mediat janë mbylkur për nismēn thurja dhe opozita është xhelozuar maksimalisht, njësoj siç ndodhi me lëvizjen studentore ku Basha dhe Berisha nuk u lejuan në shesh të afroheshin.
Kujtojmë që një muaj më pas opozita dogji mandatet e friksuar se një opozië e re po linde.
Qindra studentë dhe pedagogë po kërkojnë ndryshimin e Kodit Elektoral.
Me gjithë paralajmërimet për Revolucion, opozita vazhdon proteston me koferenca shtypi nga selia e SHQUP por Nisma Thurja po fitonte terren çdo ditë, ndërkohë që Basha gënjente.
Nëse krahason portalin Thurja, me faqen e Partisē Demokratike do kuptoni ndryshimin dhe popullaritetin e lëvizjes së te në raport me opozitën.
Lideri i “Thurjes shpresa” shkatrroi në një debat televiziv liderin e demokratve Sali Berisha me argumenta, duke arritur një audiencë me mbi 1 milion klikime.
Thurja për shpresën po kërkon ndryshimin e sistemit elektoral, gjë e cila përkthehet nxjerrje në pension për Ramëm, Berishën, Metën.
Thurrja për shpresën është një dritë jeshile që xhaketat e vjetra të largohen.
Dje Berisha thirri në zyrë Lulzim Bashën dhe i tha: “Ti ke vetēm një shpresë të mbetesh në politik. Rrëmbe kauzën Thurja e shpresës dhe quaje “Turi i shpresës”. Shkatrroi alternativat e reja se ato jan armiku apo rivali yt, dhe jo Edi Rama. Ai do largohet vetë një ditë por mos lejo askënd të dalë ao opozitë e re”
Mos u çudosni me vjedhjen e fundit se kështu kanë rrëmbyer dhe minuar me dhjetra kauza nga ato kuqezi dhe deri tek thurja.
Sigurisht që tashmë pas 30 vitesh atyre ju kanë shteruar idetë dhe u ēshtë dhjamosur truri.
Padyshim është përpjekja e fundit që një i pa-shpresë po kërkon të na vjedh dhe vrasë shpresën e fundit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Lulzim Basha në përpjekje për të futur dy vila në një thes
Previous article MERO BAZE/ Ata që duan të mos gjendet kush qëlloi mbi prokurorin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k