• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Protesta e fundit 2018, dhe pse dështuan të gjitha?
Home
Politikë

KRESHNIK SPAHIU/ Protesta e fundit 2018, dhe pse dështuan të gjitha?

December 28th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Kreshnik Spahiu   

Pse të gjitha protestat e vitit 2018 kanë njëjtin objektiv por edhe të njëjtin përfundim? Dështimin!

Sot u zhvillua protesta e fundit e cila ishte njoftuar prej shumë kohësh, që mendohej se vinte si rrjedhojë e një vazhde revolte popullore jo më vetëm në shkallë vendi por përtej kufijnve, nga shqiptarët e diasporës.

Disa djem të shkëlqyer dhe me motiv opozitar u përpoqën të sjellin modelin rumun, ku muaj më parë mijëra emigrant rumun i vunë zjarrin zyrave kryeministrore duke kërkuar drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit.

Pa dashur aspak të nënvlerësoj përpjekjet e protestuesve shqiptarë për ndryshim po përpiqem të rendis arsyet e përbashkëta pse të gjitha protestat e vitit që po lëmë pas në Shqipëri kanë një nisje të drejtë dhe një përfundim dëshpërues, Dështim.

– Të gjitha protestat e listuara  mëposhtë janë iniciuar nga grupe të ndryshme interesi si revoltë instiktive kundër abuzimit të qeverisë Rama, kanë qënë ato protesta ku protestusit vërtë protestonin për të drejtat e tyre.

1- “Kalimashi”, nga kuksianët dhe kosovarët, të cilët prekeshin direkt nga taksa 10 euro në rrugën e Kombit

2- “Teatri”, nga artistët që po u shembej simboli i vetëm profesionalo-kulturor dhe historisë së kryeqytetit

3- “Banorët e Astirit”, nga qytetarë që do flakeshin në rrugë duke u prishur shtëpitë për projektin e ri të “Unazës së Madhe”

4- “Studentët” kundër ligjit të arsimit të lartë, taksës vjetore, taksën për provime të mbartura,etj.

5- “Shqiptarët e diasporës, emigrantët”, të cilët janë detyruar të braktisin atdheun dhe familjet tyre nga qeveria e korruptuar dhe mungesës së hapjes së vendeve të reja të punës në vendin e tyre të origjinës.

Të gjitha kanë një fakt të përbashkët që nuk lejuan fillimisht të drejtohen nga liderët e konsumuar të partive opozitare, por gradualisht këto parti filluan të mbushin sheshet me militantët e tyre dhe në fund të gjithë u përzien në kazazin që e trazojnë 3 bandat politike PD-PS-LSI

Arsyet e infiltrimit apo hyrjes me dhunë nga keto forca politike nuk ja vlen ti shqyrtojmë sepse dihen tashmë.

– Të pesta këto protesta ishin totalisht anarkike, të pa strukturuara, të pa disiplinuara dhe pa asnjë program vizionar ndryshimi. As vetë organizatirët nuk sqaronin dot objektivin afat-gjate.

– Secila në bahçen e saj duke mos shikuar aspak në gardhin tjetër. Te izoluara në interesin e tyre periferik ato po e mbyllin vitin vetëm në këtë mënyrë.

– Kryesisht mediat i instrumentalizuan dhe kanalizuan në interesat e tutorëve të tyre politik. Ndonëse në ditët e para protestat kishin lider të panjohur që dilnin nga populli, më pas të gjitha ekranet dhe mediat pushtoheshin nga liderët politik me prononcimet e tyre se sa nga ata që ishin organizatorët protestave. Sic ndodhi dhe dje që ende pa filluar Ilir Meta i ftoi në bahçen e tij apo deputeti Balliu i ftoi të gjithë Bathoren të visheshin në petkun e emigrantit dhe të shkonin sot në shesh.

Të gjitha protestat drejtohen kundër Edi Ramës por nuk e duan Lulzim Bashën, luftojnë me emra dhe jo me keshtjellat e korrupsionit dhe mafies politike.

Organizatorët e të gjitha protestave nuk kan kuptuar që ky sistem i kapur janë ai kukullat ruse: Hiq Ramën, del Basha, Hiq Bashën del Berisha, Hiq Berishën del Meta, Hiq Metën prap del Rama. Ata janë një kukull.

Rama dhe Basha janë pjella të  të njëjtit sistem. Ata janë dy nofulla të së njëjtës gojë që bluajnë ndër dhëmbë durimin e popullit. Sistemi i tyre korruptiv ka prodhuar taksat e Kalimashit që i firmosi ministri i LSI, lejet e unazave që i projektoi Luli dhe o zbatoi lali Eri dhe deri tek ligji për arsimin e lartë që buron nga kjoskat universitare alla Berisha dhe mbarojnë te bordellot e Ramës

Asnjë protestë nuk po zhvillohey kundër Kodit Zgjedhor që ka betonizuar sistemin Rama-Basha dhe pas 6 muaj do detyroj kuksianët e Kalomashit, artistët e Teatrit, banorët e Astirit apo studentët që të votojnë sërish jo alternativën më të mirë por të keqen më të vogël mes dyshes Lul-Rama.

Rama sot ishte atje, madje në të njëjtëm orë kur protesta e fundit në emër të emigrantëve po zhvillohej pa e shqetësuar aspak sepse ai e di më mirë se askush, që ndryshe nga emigrantët rumun që dogjën kryeministrinë, këta tanët nuk guxojnë të thyejnë asnjë xham.

Rama nuk ra as dje dhe as sot, madje e vuri taksën e Kalimashit, i prishi banesat e astirit, u tall me studentët por emigrantët e sotëm në këtë mëmyrë protestimi ai do i numëroj si turistë në raportin e Turizmit 2018.

Të dashur emigrantë, nëse doni të kopjoni emigrantët rumun duhet të jeni votues dhe të sillini ndryshimin me votën tuaj.

E që të arrijmë këtë fitore duhet një luftë revolucionare kundër sistemit Lul-Rama dhe jo të jeni në sheshe me këngë e valle që i mbush partia.

Kjo protestē fundit s’duhet të ishte si 4 të tjerat sepse nuk buronte nga Kalimashi.

Miliona shqiptarë e duan atdheun si Europa, frymë e cila duhet vijë nga ata 2 milion emigrantë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI MANJANI/ Sa me rëndësi është ajo e shkretë votë!!!
Previous article MERO BAZE/ Reflektimi i Edi Ramës për misionin e tij

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k