• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Lista zyrtare e 337 themeluesve të PD-së ’90: Pse i eleminoi Sali Berisha 100% të tyre?
Home
Politikë

KRESHNIK SPAHIU/ Lista zyrtare e 337 themeluesve të PD-së ’90: Pse i eleminoi Sali Berisha 100% të tyre?

February 24th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Kreshnik Spahiu

Atë mbrëmje dhjetori unë isha atje. Së bashku me Azem Hajdarin dhe Arben Ristanin ishim si përfaqsues të fakultetit shkencave politike-juridike.

Papritur erdhi ai së bashku me Gramoz Pashkon. Nuk e njihja por quhej Sali Berisha.

Kishte dy kërkesa:

1- Të shpërndaheshim me qetësi sepse sipas tij, demostratat ishin inspiruar nga agjent serb të UDB,
2- Kërkoi që të ishte një nga personat që do shkonin tek Ramiz Alia për takim me grupin e studentve.

Kërkesat e tyre ngjallën reaksionin e gjithë studentëve. Dy studentë të arteve na bindën që ata janē spiunë të Ramiz Alisë dhe ne votuam kundër. U refuzuan dhe u fishkëllyen.

Pa u zgjatur me histori që i keni dëgjuar me dhjetra here po ju rikujtoj se pas 4 ditësh u shpall Partia Demokratike me 338 themelues dhe firmëtar.

Ai u rishfaq sërish aty dhe rrëmbeu mikrofonin pas Azemit për të marr protagonizëm me çdo kusht.
Nuk e krijoi ai, madje për kujtesē të miliona shqiptarve, kryetar u zgjodh Azem Hajdari dhe disa muaj më pas i zuri vendin e kryetarit ky me klanin komunist.

E mori kontrrollin dhe shfarosi çdo kënd duke shkruar vet historinë.

Dikush që po më lexon ndoshta nuk do më besoj por sot s’do bëj asnjë koment sepse fakti me domumente që po publikoj flet vetë.

Sali Berisha i eleminoi 100% thelemuesit. Asnjë nga 338 themeluesit e PD nuk janë sot as deputet dhe as antar kryesi të PD me përjashtim të në emri. Ai quhet Sali Berisha.

Eleminoi gradualisht të gjithë:

Abdi Baletën

Petrit Kalakullën

Ridvan Peshkopinë

Uran Butkēn

Tomor Dostin

Tomor Malasin

Azem Hajdarin

Zenel Hoxhën

Aleksandër Meksin

…..:. dhe 337
Dikush do thotë: “Edhe kēta nuk ishin burra të mirë”.

Po mirë o njerēz, të gjithë dolën burra të këqinj dhe vetëm Berisha ishte burr.

Jo të nderuar miq. Në rastin më të mirē ai e kishte mision shkatrrimin e disidencës anti-komuniste që lindi në Shqipëri. Në rastin tjetër ai është monstra dhe bespreri më i madh i kombit, madje më i rrezikshëm se Enver Hoxha pasi ky i nxjer në prit dhe u ngull thikēn pa shpine të gjithë miqve.

Asnjëri nuk është sot nē parlament.

Pa e zgjatur lexoni listën zyrtare e 337 shokëve dhe themeluesve të PD që eleminoi Sali Berisha.

 
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Ja vlen të protestosh çdo të enjte me shpenzime “partie”?
Previous article ANALIZA/ A po ecën Rudina Hajdari në gjurmët e të atit Azem, si rebele në PD?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k