• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Edhe unë do jem atë ditë në Hagë për Ramushin por jo për kryeministrin e Kosovës
Home
Politikë

KRESHNIK SPAHIU/ Edhe unë do jem atë ditë në Hagë për Ramushin por jo për kryeministrin e Kosovës

July 20th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Kreshnik Spahiu

Unë kam vendosur të udhëtoj drejt Gjykatës së Hagës, për ta mbështetur për herë të tretë Ramush Haradinajn. Dhjetra miq nga diaspora do më shoqërojnë në këtë rrugëtim.

Kam qenë i vetmi politikan nga Tirana që kam udhëtuar dy herët e para kur është arrestuar nga gjykatat speciale, por jam dhe i vetmi politikan që nuk e takoja Ramush Hardinajn kur ai merrte karrigen e kryeministrit.

Sërish do jem atje në dyert e gjykatës së Hagës, por jo më pas në dyert e Kryeministrisë së Prishtinës nëse ai ri-kthehet në detyrë.

Ramushi është historia e lavdishme e krijimit të shtetit të dytë shqiptar dhe për atë duhet mitizuar në piedestal por jo për aftësitë apo paaftësitë për të qeverisur shtetin e ri.

Kosova është sërish e varfër, sërish e izuluar, sërish e braktisur, sërish e korruptuar, sërish e mashtruar, sërish e paintegruar.

Kosova është thjesht e pavarur, dhe kjo është e vetmja pjesë që ne duhet krenohemi me Ramushin dhe Kosovën.

Asgjë më shumë, por në këtë moment duhet jemi patriot dhe të mbështesim liderin e luftës çlirimtare të Shqipërisë Veriut dhe jo kryeministrin e Kosovës. Ka kohë më vonë për kritika.
Ramush Haradinaj nuk është vetëm…

Ejani dhe bashkohuni kauzës rreth mikut tonë kuqezi, rreth shqiptarit të madh, rreth Gjergj Kastriotit të ri.

Unë do i bashkohem në Hagë, Ramushit dhe vëllezërve të tij trima. Miku duhet në ditë të vështira dhe jo kur i ka hipur kalit.

Shqipërinë e dua se jam shqipëtar. Kosovën pak më shumë se jam kosovar! ❤🖤

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËTIM LUKU/ “Heroina e Punes Kapitaliste”
Previous article ENVER ROBELLI/ E dëshmoftë pafajësinë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k