• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ A mendoni që teatrin, e do Monika më shumë se Robert Ndrenika?
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ A mendoni që teatrin, e do Monika më shumë se Robert Ndrenika?

May 16th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Pas Pandemisë do hapen të gjitha baret dhe restorantet

Besoj që në Shqipëri do ketë dyndje të madhe. Jemi shoqëri që e gjithë jeta sociale rrotullohet në 200 kafe ose tek gota e rakisë.

Rreziku s’do jetë shumë i madh nga Pandemi-ja por nga PD dhe LSI-ja
S’do guxojnë të pinë birra mbi 6-7 veta së bashku sepse do u bashkohet me kamera Basha dhe Monika t’ju vjedh “kauzën”.
Ku të shohim grumbullime do e shesin si miting të tyre.
Pasi kanë djegur, konsumuar dhe dështuar 7 vjet në çdo kauzë apo protestë, nuk i ka ngel asgjë tjetër vetëm tu vjedhin kauzat grupeve të tjera të interesit.

Vodhën Kalimashin, dhe e dogjën.

Vodhën betonizomin e parkut, dhe e dogjën.

Vodhën protestat e naftës, dhe e dogjën.

Vodhën Astirin, dhe e dogjën.

Vodhën Republikën e re, dhe e dogjën.

Vodhën pranverën kuqezi, dhe e bën dimër.

Vodhën protestat e studentve, dhe i dogjën.

Vodhën lëvizjen thurja, dhe e ç’thurën.

Tani rradhën e ka loja me artistët.
Unë nuk besoj që Teatri do prishet.
Kam shkruar gjithmonë që Teatri është një kondlikt artificial i stisur këto 7 vite si alibi për të mbuluar çështje të tjera.
Zhurma për Teatrin krijohet sa herë që Rama do të shkëpusë vëmendjen nga skandale ose kur bën marrëveshje me Bashën, si në rastin konkret që s’po ndryshojnë Kodin elektoral.

E kam monitoruar me kujdes, por çdo përplase tek teatri përkon me momente skandalesh të tjera.

Për shembull: Zhurma e parafundit, ishte kur Lul Basha deklaroi se nuk do dorzoheshin 61 bashki pa kaluar mbi trupin e Lulit dhe Monikës.

Atë mëngjes që pritej që 61 krye-bashkiak socialist të kalonin mbi Lulin dhe Monikën për të hapur bashkitë, po atë ditë Rama nxjerr 2000 polic tek dera e Teatrit gjoja sikur do e prishte. Dy trupat e Lulit dhe Monikës nuk u shtrinë atë ditë tek 61 bashkitë por tek dera “Teatrit”.

Si rezultat:
– teatri nuk u prish
– 61 çelsa bashkish u dorzuan
– policia kish dal kot tek teatri
– Mona dhe Luli ulur tek sediliet e grisura në sallë.

Pyetje: Vërtet mendoni ju se Mona-Luli vlersojnë “Teatrin” më shumë se 61 bashki?

Joooo, kurrë sepse ato 61 bashki do ndikojnë në zgjedhjet e 2021 dhe të ardhmen e tyre politike.
Thjesht të dy vrapuan tek “Teatri” sepse dorëzuan në heshtje pushtetin dhe ju duhej të aktronin diku tjetër sikur po luftonin kundër Ramës.
Sigurisht që populli është turmë dhe e ka të vështirë të kuptojnë 3 mashtruesit e shekullit në lojrat e tyre.

Ju do thoni: po çdo ndodh me Teatrin?

Mos u shqetësoni aq shumë. Ne u rritëm duke qeshur dhe duke qarë me rolet e Robert Ndrenikës.
“Prefekti Tironës Qazim Mulleti” s’mund të jetë vegla e komunistave.

Unë e njoh prej dekadash legjendën e skenës dhe teatrit kombëtar, prandaj preferoj më mirë të jem spektator i këtij akti sesa të aktroj për një konflikt që artistëve u dhemb më shumë se politikanve.

Në këto rrethana vlersoj që ne spektatorët e ekranit dhe tatarit duhet qëndrojmë disi më të paanshēm në gjykim, madje mos duartrokasim maskat pa ja u parë fytyrën kllounve.

Populli përpara se të mbroj ndërtesëm e teatrit duhet të luftoj përpara godinës Gjykatës kushtetuese, prokurorisë, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Bashkisë Tiranës, Gjykatës Lartë, “godinat” e së cilave janë rrënuar dhe po pushtohen çdo ditë.

Kësaj i thonë: “Të mbrosh tjegullat e çatisë kur themeleve të shtëpisë iu është vënë tritoli”

Fundja unë kam bindje absolute që teatrin nuk e do Monika më shumë se Robert Ndrenika….

Ajo në rininë e saj, s’ka shkuar kurrë në teatër sepse ngatërronte dramën me estradën.

Më pas kur u martua, nuk e frekuentonte as komedinë sepse e kishte plot shtëpinë….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Analiza: Kush dhe pse e përbalt Shqipërinë në gjuhë të huaj?
Previous article ARTUR AJAZI/ Antiligjorëve po u vjen fundi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k