• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Analiza: Kush dhe pse e përbalt Shqipërinë në gjuhë të huaj?
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Analiza: Kush dhe pse e përbalt Shqipërinë në gjuhë të huaj?

May 16th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Çdo herë që në portalet shqiptare qarkullojnë artikuj sipas të cilëve vendi yt, Shqipëria është bërë lajm në median ndërkombëtare për mirë a për keq qoftë, intuita të shtyn ta klikosh me patjetër, për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë e së për cilën media flitet, udhëhequr nga ideja e kahershme se ajo çfarë thuhet atje tej, në botën e zhvilluar perendimore për Shqipërinë, legjitimon deri diku realitetin këtu brenda nesh.

I tillë ishte rasti i një artikulli me titull “Media amerikane: Si po planifikon Rama të pengojë Integrimin e Shqipërisë në BE”, që citonte një koment të websajtit Citizen Truth.Pas një titulli të këtillë që mbërrin permes aplikacioneve online në telefon, ti pret që të gjesh një hulumtin serioz që provon me fakte se kryeministri i Shqipërisë po saboton procesin e integrimit europian dhe e dyta, të shuash kuriozitetin e madh se cila na qënka kjo media amerikane që ka kryer këtë zbulim, apo më tej, se cilat media të tjera e kanë replikuar këtë investigim.

Artikulli në fakt rezulton të jetë vetëm një koment i një farë personazhi anonim me emrin Francesca Norton në këtë websajt të themeluar në vitin 2017 nga dy të rinj amerikanë, si një iniciativë e tyre personale. E teksa ti prisje që si burim të artikullit të lexoje emrin e ndonjë prestigjozeje si New York Times apo Washington Post (detaj që në këtë vëzhgim është i fundit për nga rëndësia), zhgenjimi yt si qytetar bëhet më i madh kur në artikull konstaton që me leximin e parë, dy probleme thellësisht fyese për inteligjencën e shqiptarëve.

Së pari, gjuha e baltës ndaj Shqipërisë përmes fjalive tërësisht denigruese në komentet personale të një emri autoreje me shumë gjasa të rremë.Në websajtin Citizen Truth ndodhen të publikuara të gjitha biografitë, cv-të profesionale dhe fotografitë e bashkëpunëtorëve nga e gjithë bota që kontribuojnë me shkrime, përveç personazhit Francesca Norton, për të cilën nuk ka asnjë detaj e as foto, përveç faktit që në websajt numëron me dhjetra artikuj, në të cilët, targeti i sulmit dhe baltovinës, frazave të urrejtjes së saj është vetëm një njeri, Edi Rama.

Sipas saj Rama po qeveris si Korea e Veriut, diku tjetër thotë se po nderton shtetin një partiak, diku tjetër thotë se po pengon integrimin, e diku tjeter se po qeveris me 300 kriminelë.E çuditshme në fakt se si Francesca, komentatorja që në shqip përkthehet menjëherë nga mediat pranë opozitës, nuk rezulton me asnjë profil real as në kërkimet në google. Nuk ekziston në fakt asnjë identitet real që të na njohë me këtë amerikane të supozuar, e cila atje larg nga Amerika shkruan me një urrejtje patologjike për kryeministrin e Shqipërisë.Por problemi nuk është Francesca në vetvete, krijesa virtuale dhe anonime e plazmuar nga forca të errëta që e përkthejnë me shpejtësinë e dritës në shqip çdo artikull denigrues të saj.Problemi real është metodologjia e vjetër dhe e neveritshme me të cilën kërkojnë të manipulojnë mendjet e shqiptarëve disa, duke përdorur në funksion të këtij qëllimi, qelbëzimin me çdo mjet të imagjinatës, të figurës së Shqipërisë.Në komentin e sotëm të Francescës, përsëriten në fakt disa mesazhe jo të padëgjuara, e jo të parrahura për veshin e shqiptarëve si fraza “Shqipëria, Kolumbi e Europës”, slogani i famshëm i partisë demokratike.

Më tej, zonja Norton del në përfundimin se “Rama do të vazhdojë ta përkeqësojë ekonominë dhe qeverisjen e vendit dhe populli do të vuajë e do të rëndohet edhe më shumë”. Kushdo që i njeh dy parime bazë të komunikimit, e di që minimalisht duhet të përpiqesh ta përligjësh e ta arsyetosh pse-në e konstatimit tënd, por jo Francesca. Në këtë rast, nuk ka rëndësi pse Francesca, kjo krijesë virtuale anonime e urren kaq shumë Ramën sa e bën përgjegjës te kanabizimit masiv të vendit si të ishte Gjykata e Lartë e Shqipërisë, sepse arsyeja është aq e dukshme në fjalitë e saj, po aq sa edhe statuset e rendomta të qytetarit dixhital për narko shtetin.Ajo që ka rendësi dhe të cilën duhet ta refuzojmë me përçmim, është se sot ende kërkohet që shqiptarëve t’u hidhet hi syve me fabula bajate pa asnjë fakt që në vetvete nuk dëmtojnë Ramën, por Shqipërinë në gjuhë të huaj.E kur jashtëqitje të tilla politike përkthehen nga shqipja në anglisht, e pastaj vijnë prapë mbrapsht, nga anglishtja në shqip, përmes mediave tona, me pompozitetin e alarmit që po na vjen nga Amerika mike, shqiptari rracional ka shansin të kuptojë se sa i vogël dhe i ngushtë është interesi i atyre që te krijesa anonime si Franceska, prodhojnë artificialisht, mbështetjen që do të donin të kishin për budallallëkun e tyre, nga Amerika mike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ Teatri duhet i vogël, i vogël!
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ A mendoni që teatrin, e do Monika më shumë se Robert Ndrenika?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k