• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
KIMETE BERISHA/ Isa na la në kohën më të keqe të botëve, nuk u hakmor ndaj Albinit po ndaj Kosovës
Home
Blog

KIMETE BERISHA/ Isa na la në kohën më të keqe të botëve, nuk u hakmor ndaj Albinit po ndaj Kosovës

March 19th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Isa Mustafa nuk u dasht me ia ‘dhënë’ Albin Kurtit atë që ia lypi Albini.

Nëse Isa ka dasht me iu hakmarr Albinit dhe me ndëshku për Agim Veliun, veç u dasht mos me ia plotësu dëshirën Albinit, u dasht me lënë me vujt, dhe mos m’i ndihmu me dalë nga situata.

Por Isa Mustafa, iu hakmor Kosovës dhe popullit të izoluar në karantinë. Sepse, i lagti për shi nuk ndin.

Se, askush nuk po mund të besojë se Albini është aq naiv, që të ‘bëj vetëvrasje’ me shpresë se s’do të ‘vdes’.

E pabesueshme që Albini të jetë një hazarder, që thjesht e provon fatin.

Që Albini ka menduar se Isa Mustafa e ‘djeg’ edhe Agimin për interesin e tij?

Por Isa Mustafa kësaj here s’kishte kohë për hakmarrje t’gjata e t’ngadalta, qysh e ka zanat. Isa (sikur) kishte urdhër me ikë, shpejt dhe urgjent..l

Duke ia kthyer shpinën Albinit, e ka çliruar Albinin, ashtu siç ka dashur dhe ka pritur Albini.

Kjo qeveri, me iniciativën e Isa Mustafës, na la në kohën më të keqe të botëve, kur të gjithë jemi në vetizolim dhe s’dimë ‘a do të vdesim nga sëmundja apo nga uria’, kur nuk ka njeri në botë që di të na tregojë se kur merr fund vuajtja, kur merr fund vetmia!

Albin Kurti sikur papritmas u zgjua nga një ëndërr e bukur dhe kur e pa realitetin u tremb nga Kosova;

…thuajse nuk ka jetuar këtu me ne dhe nuk e ka ditur se Kosova nuk bën çfarë do vet, por kur të thotë Amerika ‘Hiqe taksën-ti e heq’, e nuk pret me t’thënë dy herë.

Duhet me njoft veten.

Kur nuk je për kompromis-ngelesh i vetmuar.

Albini sonte ishte i mërzitur dhe nervoz, sepse duket se ka bë si hazarder kur e ka larguar Agimin.

Isa Mustafa ia la fajin taksës dhe Amerikës pse u tërhoq nga qeveria.

Nuk kish guxu’ Isa Mustafa me shfrytëzu Amerikën ‘si pretekst’, pa lejen e ‘saj’.

Isa Mustafa e la për të kuptuar se ‘urdhërin’ për t’u larguar nga qeveria e mori mbrëmë. Kur edhe e kish thirr Hashim Thaçi me ja ‘hjek tutën’.

Agimi u bë sebep.

Mbrëmë të gjithë e dinin, pa

përjashtim se ‘mori fund’, prandaj Hashimi vizllonte.

Fajtori nuk është me rëndësi.

Isa na la i pari.

Mosgatishmëria e Albin Kurtit m’u bë ‘si krejt’, me ju përshtat Kosovës dhe me lëshu pe, është fajtori kryesor.

Albini ka dashur ta ndryshojë Kosovën. Dhe ta konsiderojë Kosovën si shtet i pavaruar edhe nga Amerika.

Krejt ia fali Albinit, veç me ra qeveria për një taksë…për një Agim, për Hashim Thaçin…..

PATETIKE!

P.S. Ashtu si ne që kemi të drejtë m’u idhnu;

edhe Ju keni të drejtë m’u gëzu.

Nuk kemi tash nevojë m’u armiqësu mes vete.

Të idhnumit (në njërën anë) le t’heshtin (se idhnimi s’do fjalë), ose le t’binë me flejt;

e të gëzumit le t’knaqen.

Kryesore idhnimi dhe gëzimi sonte na kanë bërë ta harrojmë frikën nga vdekja.

Dhe shyqyr që s’guxoni, se tash ishit dal me kerre me festu nëpër qytet.

E unë sonte du m’u mërzit.

Sot s’kam hëngër as bukë. Po e fiku dritën, po e ndezi një qiri dhe po mendoj: ‘Mos është kjo ndoshta vdekja’.

Apo ndoshta është shkrimi im i fundit?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Po nuk u mbyllëm, do të duhet të bëjmë spital stadiumin kombëtar!
Previous article ANALIZA/ Virusi Corona, izolimi dhe pasojat

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k