• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Virusi Corona, izolimi dhe pasojat
Home
Blog

ANALIZA/ Virusi Corona, izolimi dhe pasojat

March 19th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Për momentin jemi duke jetuar dy kriza – pandeminë e Coronavirusit dhe krizën ekonomike e financiare, si pasojë e kësaj pandemie. Ekspertët thonë se kriza e dytë do të zgjatë më shumë dhe do të jetë më masive, sesa pasojat e drejtpërdrejta të COVID-19, e cila deri tani ka rezultuar me disa mijëra të vdekur në mbarë botën.

Nuk ka ndonjë kuptim serioz të krahasosh krizat, në veçanti ato që rezultojnë me humbjen e jetës së njerëzve. Por këto kriza janë të ndërlidhura dhe kanë shkaqe dhe pasoja të ngjashme. Ndaj secili prej nesh duhet ta ketë të qartë se sa të ndërlidhur janë sot të gjithë njerëzit mes vete.

Pasojat e pandemisë

Pandemia nuk njeh kufij mes vendeve apo ngjyrë lëkure. Ajo përfshin të gjithë, pavarësisht vendit, ngjyrës së lëkurës, fesë, kulturës apo gjuhës. Ata të cilët përdorin gjuhë raciste dhe thonë se kriza ka ardhur nga Kina apo Italia, Irani apo Koreja e Jugut, duhet të kenë shumë kujdes. Këto vende dallojnë shumë mes vete. Përvojat nga kjo sëmundje dhe ky virus janë të veçanta, por japin edhe mësime.

Ne jemi të ndërlidhur kaq shumë mes vete, në kohën e globalizimit, sa që të gjitha rrjetet duhet të bashkëveprojnë.

Kriza e tretë

Tani do të përballemi edhe me krizën e tretë, e cila është e ndërlidhur me dy të parat – pandeminë dhe krizën ekonomike. Me “distancimin social” dhe izolimin në jetën private, njerëzit do të përballen me sfida të mëdha. Masat për parandalimin e përhapjes së virusit do të rezultojnë për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore me kufizimin e lirisë së lëvizjes. Njerëzit reduktohen në katër muret e shtëpisë dhe duhet të kalojnë kohën në karantinë, në kushte të cilat nuk i kanë jetuar më parë.

Njerëzit, vendet dhe kontinentet do të largohen mes vete. Bashkimi Evropian ka mbyllur kufijtë e jashtëm, vendet kanë mbyllur kufijtë brenda BE. Udhëtimet janë ndaluar, ndonëse kjo ka qenë një prej vlerave më të mëdha të BE. E gjitha kjo ndodhi brenda pak ditësh.

Quadriga Görlach Alexander (DW/I. Rotter)

Izolimi

Ndjenja e vetme që kaplon njerëzit në këtë moment është pafuqia. Këshillat për futje në izolim dhe leximin e pafund të librave ndihmojnë vetëm pjesërisht, sepse kjo pafuqi na bën letargjik, na cënon lirinë e lëvizjes, na demotivon. Ndaj kërkohet bashkëveprim në familje, duhet gjetur rrugën për tejkalimin e kësaj situate.

Duhet të ruajmë shëndetin mendor për kohën pas izolimit dhe për bashkëveprim pas kohës së COVID-19. Por kjo është një kohë që na mëson. Shohim vende të shenjta boshe si Sheshi kryesor në Vatikan apo Meka dhe Medina. Këto pamje duket tërësisht të pakuptimta, por njerëzit duhet të kuptojnë rëndësinë e të qenurit bashkë. Tani jemi të gjithë në ekzil të brendshëm në shtëpi dhe duhet të gjejmë forcë tek njëri-tjetri. Ashtu si italianët që dalin në ballkone dhe këndojnë, të cilët nga muzika nxjerrin forcë për të ardhmen e shëndetshme.

 

Alexander Görlach është linguist dhe teolog, bashkëpunëtor i Carnegie Council for Ethics në International Affairs dhe studiues në Universitetin Cambridge, në Institutin për Studime Ndërkombëtare. Ai ka studiuar edhe në Universitetin Harvard, National Taiwan University dhe City University of Hongkong.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KIMETE BERISHA/ Isa na la në kohën më të keqe të botëve, nuk u hakmor ndaj Albinit po ndaj Kosovës
Previous article ANALIZA: Ekonomiksi i koronavirusit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k