• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

May 13th, 2025
  • HOME
“Inceneratorët” dhe “Armando Duka”, dy rastet e drejtësisë, që trajtohen sipas “midesë politike”
Home
Politikë

“Inceneratorët” dhe “Armando Duka”, dy rastet e drejtësisë, që trajtohen sipas “midesë politike”

February 18th, 2022 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Tashmë po përjetojmë një vrull të fortë politik nga opozita, e cila ka marrë “nismën antikorrupsion”, edhe në dyert e një fushate zgjedhore, që për opozitën e betejën e saj të brendshme është më e rëndësishme se rezultati. Një panoramë vrulli që e kemi përjetuar shpesh nga 2013m sa herë ka pasur axhenda politike kjo opozitë, ka ndërmarrë ofensiva “antikorrupsion”.

Në ndryshim, nga koha para 2013, që kur kishte jo vetëm “ofensiva antikorrupsion”, por edhe akuza për vrasje siç është rasti “Remzi Hoxha”, apo edhe “Gërdeci”, “21 janari” etj, nuk kemi një situatë ku shefi i qeverisë dhe udhëheqësit e Parlamentit e mazhorancës sulmojnë Kryeprokurorin apo prokurorët që kanë çështjet në dorë.

Megjithatë, jemi para një situate ku tashmë, “rasti inceneratorët”, jo vetëm po hetohet me intensitet nga Prokuroria Speciale,  nga një komision hetimor parlamentar të drejtuar nga opozita, por edhe mediat po e mbajnë në krye të titujve të lajmeve, por edhe të “këndit të analistëve”.

Një qasje, edhe pse e zhurmshme, në fund të fundit është edhe një presion pozitiv për agjencitë ligjzbatuese, SPAK, por edhe qeverinë e mazhorancës, jo vetëm për të shkuar tek e vërteta, por edhe për ta bërë llogaridhënien sa më të fortë për njerëzit që kanë pushtet.

Por nga ana tjetër, paralelisht me këtë, kemi pasur dy zhvillime paralele që bëhet fjalë për manipulimin e zgjedhjeve në FSHF. Një organizatë publike, që ka hetime ndaj saj për abuzime miliona eurosh që nga çështjet e kontratave, pastrami i parave, e deri te shitjet e ndeshjeve. Për këto të fundit kemi hetime nga organet ndërkombëtare siç janë institucionet e drejtësisë së Zvicrës dhe vendeve të tjera.

Gjykata e Tiranës, me dy vendime të saj, ka hedhur poshtë tentativat e kreut të FSHF-së Armand Duka për të bërë një proces zgjedhor të manipuluar. Por Duka as i kërcet fare për vendimet e gjykatave, të cilat i quan nuk.

Kjo është punë e Dukës në fund të fundit, po përse ata media që bëjnë namin për “Skanalin e inceneratorëve”, për të cilët pala e qeverisë thotë në fund të fundit që le të hetohet, por ne mendojmë se nuk ka skandal, ndoshta vetëm abusive, nuk shkruajnë një rresht për rastin “Duka”.

Shumë e thjeshtë; janë të telekomanduar, e si të tillë nuk mund të jenë e nuk do të jenë kurrë të besueshëm. Jo se janë të anshëm, të njëanshëm, apo kanë mendim për ta mbrojtur Armando Dukën. Le ta bëjnë, po thjesht të publikojnë  lajmin; vendimin e Gjykatave. Sikur edhe ta analizonin mirë do të bënin, natyrisht pa Lubonjën, se ai s’del dot…/TemA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës
Previous article PLATOR NESTURI/ Anëtarësia e Shqipërisë në KS në kohë tensionesh globale

F.autor

Related Posts

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog
May 11th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog
May 10th, 2025

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog
May 1st, 2025

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

Blog Apr 30th, 2025
BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

May 1st, 2025
BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë Blog

BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë

Apr 29th, 2025
MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës Blog

MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës

Apr 23rd, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

May 11th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k