• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ILIR METAJ/ Për ata shqiptarë që hedhin baltë ndaj Alketës (femrat sidomos)
Home
Sociale

ILIR METAJ/ Për ata shqiptarë që hedhin baltë ndaj Alketës (femrat sidomos)

February 7th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Kur te numeroj deri ne 3, o burra te peshtyme Alketen!

Ej, ej, prisni…thashe deri ne 3.”

Une nuk e ndoqa Sanremon, por duke qene se sot ne mengjes vura re neper rrjet, reagimin kunder Alketa Vejsiut, u bera kurioz dhe pashe disa pjese ne Youtube.

Nuk u zhgenjeva!

Prisja qe sulmet te ishin minimalisht te tepruara dhe maksimalisht te padrejta. Fiks!

E kishin komentuar edhe live!

A thua po e shihnin Sanremon, vetem e vetem te peshtynin mbi Alketen!

I imagjinova tek kishin zene pozicion para TV, gati per sulm, bulçite mbushur, thep-shqekez, ja tek doli…nuk ka nevoje te pritet me -qello:

Shkrepje -peshtyme e pare!

Sapi gojen te fliste – ptuuuu e dyta!

Sha fjaline e pare – ptuuuuu e treta…

Pse jemi keshtu?!

Alketa fliste shpejt? Mbase. Madje po, edhe per shijen time fliste me shpejt se duhet. Edhe?!

Ato qe tha nuk me rezultuan budalleqe, apo fjale pa bosht.

Dhe permbajtja e te folures, ka me shume rendesi, sesa forma e saj.

Pastaj, prezantimi nuk e perjashton te foluren shpejt aq me teper ne Itali.

Ka plot shembuj prezantuesish italiane qe flasin shpejt, aty funksionon, madje kane sukses.

Me vijne ne mendje Bonolis, Carlucci etj.

Cilido nga ne qe eshte duke jetuar endrren, ka nevoje te thote shume gjera dhe koha e limituar eshte si nje numerim mbrapsht- “mbytes”, per shume fjalet qe ndjen se do te thuash.

Dhe ti nxiton ti thuash shpejt.

A eshte arsye per te peshtyre mbi Alketen?!

Shumica e sulmojne per italishten!

Kjo eshte vertete qesharake! Italishtja e saj eshte shume me e mire se shqipja e shumices prej sulmueseve.

Madje italishtja e saj ishte me e mire edhe se italishtja e shume prej prezantuesve italiane neper televizione.

Alketa Vejsiun, mund ta kritikojme per cilesine e Festivalit te RTSH, sepse ai eshte nje festival qe duhet te mbahet mend per tekstet e goditura dhe muziken emocionuese, me shume sesa fustanet e shpeshta te Alketes.

Dhe me rezulton qe ka ndodhur kjo e dyta.

Pra ky eshte nje aspekt ku ajo duhet te permiresohet.

Por te sulmosh nje vajze shqiptare qe ftohet nga italianet te drejtoje Sanremon, dhe qe rrezaton bukuri, elegance, shkathtesi dhe patjeter edhe emocionin e dikujt qe po jeton endrren, kjo eshte e gabuar te dashur bashkëatdhetare!

Le te perpiqemi ndonjehere, te dalim pak nga vetvetja.

Mjaft duke peshtyre mbi kedo qe perpiqet!

Mjaft duke qelluar nga pas frengjive kedo qe punon aty jashte.

Dhe duhet ta them: keqardhja me e madhe ishte kur vura re qe shumica e sulm-peshtymave ndaj Alketes vijne nga femrat.

Kjo eshte shume e hidhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDMOND ARIZAJ/ Po e pranoj, dje "plasa" nga xhelozia për Alketën!
Previous article ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k