• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ILIR METAJ/ Një protestë studentësh të zhytur në dembelizëm, tallava e padije, nuk ma ndez gjakun
Home
Blog

ILIR METAJ/ Një protestë studentësh të zhytur në dembelizëm, tallava e padije, nuk ma ndez gjakun

December 5th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Mua me pelqejne shume protestat. Me ndezin.

Kam marre pjese ne shume te tilla, madje edhe kam ushtruar dhune.

Protesta pa dhune quhet seminar. Dhe seminaret behen ne salla konferencash. Kush do te tilla, di ku i gjen. Sikurse edhe ai qe do te protestoje.

Po nje proteste studentesh te zhytur ne dembelizem, tallava e padije, nuk ma ndez gjakun.

Maksimumi me ngjall pesimizem per te ardhmen e vendit, qe fatkeqesisht lidhet me te tashmen e ketyre te rinjve.

Studenti yne protestues, eshte i ndergjegjshem qe masterin nuk ia vlen ta paguash. Si ata budallenjte pertej detit qe marrin kredi per te paguar shkollen e pastaj e fillojne jeten me borxhe. Pse o kaq budallenj i dime ne keta tanet mo?!

Nese ato pak leke qe te ka taksur babi ia paguan provimeve, çfare do konsumoje kafeneve kur as boyfriendi nuk te jep gje?

Me cfare do e mbushe skedinen te llotua, apo me cfare do i paguaje makiatot e kafet e shumta gjate dites apo pijet gjate nates?

Po nese nuk i ke 200 mije leke or studenti yne jo-budalla si ata matane kufirit, shko puno nje vit ne call-centee apo gjetke dhe kurseji te besh masterin vitin tjeter. Puno dhe paguaj shkollen.

Po kush të punoje mo? Goca qe porsa ka enjtur buzet per qejf te vet? Pse prandaj ka ardhur ne kryeqytet ajo? Te punoje si pabukse?

Jooo, ajo eshte“aktiviste e shoqerise civile”. Vertet pak emer i gjate, po ia del mbane ta thote me nje fryme.

Do me pelqente shume protesta nese do e benin per zyshen qe ua ben mesimin 15 minuta, sa u shet librin e saj dhe iken.

Ose pse profesori i vendos te njejten note ne temen e diplomes, si atij qe perpiqet duke mesuar dhe atij qe e kopjon nga studenti i vjetshem dhe profi ben sikur nuk e kupton.

Ose pse zysha i vendos emrin e saj perkthimit qe i ben studentja dhe e shet me emrin e saj.

Ose per doktoraturat e titujt shkencore me plagjiatura.

Ose per disa universitete-kioska qe vazhdojne te ekzistojne ende.

Ose, ose…

Nuk mjafton nje proteste sa per te munguar ne shkolle dhe nje veze revanshiste qe perplaset pas murit, qe te quheni studente!

Nuk u ben pune as per forme. Pale per permbajtje!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIRJAN BLLOSHMI/ Arsimi falas? Jo!
Previous article ANALIZA/ “Ngelësit të mos paguajnë”, kërkesa absurde në dëm të cilësisë universitare

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k