Një grup studentësh kanë kërkuar sot para Ministrisë së Arsimit heqjen e pagesës për kreditet e provimeve të mbartura prej tyre.
Paradoksalisht dhe në mënyre absurde, në një vend ku vetë studentët e pedagogët kanë kërkuar vazhdimisht politika më të mira arsimore, në rritje të cilësisë së universitetit, sot u kërkua që studentëve ngelës t’u bëhet më e lehtë jeta universitare.
Në të gjithë bot sot, studentët ngelës që përsërisin vitin duhet të paguajnë tarifën dhe taksën e provimeve të mbartura, kjo për disa arsye, që nga kostot e vetë universiteteve të cilat ofrojnë shërbimin, por mbi të gjitha, për të reduktuar numrin e studentëve ngelës.
Ndërsa në Shqipëri, ditën e sotme, u kërkua që të mbështesim ngelësit, pra studentët që për një vit të tërë mbartin provimet e tyre, e që ndoshta nuk shkojnë kurrë në auditor t’i japin ato provime në kohën e duhur.
Studentë që protestojnë për të drejtat e tyre është diçka normale, por të ngresh me të madhe kërkesën që nxënësit me zero performancë, të mos paguajnë një detyrim financiar drejt universitetit, është një absurditet që bie ndesh me parimet mbi të cilat funksion universiteti, si një institucion që nxit dhe mbështet më të mirët. Të kërkosh që ngelësit të mos paguajnë, është si të sanksionosh që ngelësit janë kategoria që i nevojiten universitetit.
Leave a Reply