Nga Ilir Mborja
Gazetarët e pranishëm në konferencën e sotme të shtypit të Ilir Metës, i cili s’kishte të ngopur me ujë, në një moment, kanë dëgjuar Tedi Blushin t’u thërriste i alarmuar vartësve:
“Ujë! Ujë! Ujë, shpejt, se u dogj lumi!”…
Kryekamarieri i Presidencës, Blushi, iu justifikua kamarierëve dhe atyre që e dëgjuan se ka dashur të thotë “lumëmadhi”, por nga nxitimi i emergjencës, si edhe se vartësit e kuptuan se ku kishte rënë flaka, ka thënë vetëm gjysmën e parë të cilësorit…
“S’ka asgjë për të qeshur dhe sigurisht, as për të qarë! ” – sqaroi ai ata që nuk e mbanin dot gazin e lotët nga ky episod…
Leave a Reply