• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ILIR BEQJA/ Ja si ka ndryshuar sterilizimi i instrumentave kirirgjikalë në spitalin e Traumës
Home
Breaking News

ILIR BEQJA/ Ja si ka ndryshuar sterilizimi i instrumentave kirirgjikalë në spitalin e Traumës

February 2nd, 2020 F.autor Blog, Breaking News, Politikë 0 comments

Nga Ilir Beqja

Deputet, ish Minister i Shendetesise

Së fundmi, Sali Berisha iu rikthye akuzave publike për projektin e ashtuquajtur të “sterilizimit”.

Përgjigjen për opinionin publik po e nis me çfarë tha të premten gjatë vizitës në spitalin rajonal të Vlorës kryeministri Edi Rama. Edi Rama pranoi se kemi bërë gabim që nuk i kemi treguar shqiptarëve se në çfarë kushtesh ishin spitalet tona publike në shtator 2013, përfshirë edhe gjendjen e instrumentarit kirirgjikal dhe teknollogjisë që përdorej për sterilizimin. Nëse kemi bërë gabim, përgjegjësi jo të vogël kam edhe unë. Gjatë periudhës që kam bërë detyrën e ministrit të shëndetësisë kam ngurruar të bëj publike pamje rrënqethëse të realiteteve të ndryshme të shëndetësisë publike shqiptare. Kam ngurruar, pasi kam patur drojën se do të rritej presioni dhe pakënaqësia mbi personelin shëndetësor, të cilët, në të vërtetë, nuk kishin asnjë përgjegjesi për kushtet në të cilat duhet të ofronin shërbime jetike.

A kam bërë mirë apo keq ende nuk e kam një përgjigje. Motoja ime dhe e bashkëpunëtorëve të mi ka qënë se çfarë do të bëjmë për të ndryshuar dhe përmirësuar gjendjen që gjetëm. Në fund të fundit, kjo ishte detyra jonë dhe për këtë paguheshim.

Por, së fundmi, kam vendosur të ndaj me publikun disa foto të arkivit të punës.

Kësak here po ndaj me publikun si ishte situata të spitalin e traumës, qendra e vetme kombëtare e traumës.  Autoklavat e spitalit të Traumës ishin prodhim kinez i vitete 1965, 1968, 1969.

A duhet t’i kisha bërë publike këto foto në 2013 e 2014? A duhet të ishin të informuar qytetarët shqiptarë se si sterilizoheshin instrumentat kirirgjikale? Përgjigjen po ia lë lexuesit.

Ama, sot, me krenari, them se prej tre vitesh situata ka ndyshuar radikalisht. Ndoshta pacienti në shtratin operator nuk ka si ta kuptojë, as familjarët e tij, por dhjetra mjekë kirurgë e infermierë të spitalit të traumës dhe të gjithë shërbimeve kirurgjikale të Shqipërisë  e prekin për ditë ndryshimin.

Ja se në çfarë mjedisesh bëhet sterilizimi i insturmentave kirurgjikalë në spitalin e traumas prej tre vitesh.

Sali Berisha dhe kushdo politikan i lartë që vendos të flasë për “sterilizimin” të japë përgjigje fillimisht pse nuk bëri asgjë për 8 vite për të ndryshuar këtë situatë.

Të paktën, në vetëm 3 vite, unë dhe bashkëpunëtorët e mij ia dolëm të ndryshojmë rrënjësisht cilësinë e instrumentave kirurgjikalë dhe të infrastrukturës së sterilizimit në çdo sallë kirurgjikale të spitaleve publike të Shqipërisë.

Sot, mendoj se e kam të drejtën t’i bëj pyetje kujtdo. Është faj të përmirësosh rrënjësisht kirurgjinë shqipatre apo është krim t’i lësh të tradhëtuar qoftë pacientët, qoftë mjekët përballë infeksioneve postoperatore?

Ja si mbaheshin instrumentat kirurgjikalë pas procesit gjoja të sterilizimit në 2013, kur fillova detyrën e ministrit të shëndetësisë:

Ja si mbahen instrumentat kirurgjikalë që prej janar 2017, kur isha ende në detyrën e ministrit të shëndetësisë.

Në debatin për projektin e “sterilizimit” ka dhe një diskutim legjitim për kostot. Sa kushton, pse kushton kaq, po në vende të tjera?

Krahasuar me Italinë kam dhënë një shpjegim teknik publikisht para disa ditësh dhe nuk ka pse ta përsëris.

Lidhur me pyetjen a ia vlen kjo kosto po e ilustroj me spitalin e Traumës.

Në vitin 2014, ditëqëndrimi mesatar i pacientëve në shërbimet e kirurgjisi së spitalit të Traumës ka qënë 6,5 ditë.

Në vitin 2019, ditëqëndrimi mesatar i pacientëve në shërbimet e kirurgjisë së spitalit të Traumës ka qënë 3,6 ditë.

Në 2019 janë bërë 7000 operacione kirurgjikale në spitalin e traumës apo 25,200 ditëqëndrimi gjithsej në vit në spital në shërbimet e kirirgjisë. Sipas ditëqëndrimit mesatar të 2014, do të duhet të kishim 45,500 ditëqëndrimi gjithsej në vit në spital.

Po bëj natyrshëm këtë pyetje. 20,300 ditëqëndrimi më pak për të njëjtin numur operacionesh është shpenzim apo kursim?

Nëse kosto mesatare e qëndrimit një ditë në spital është 100 euro, 2 milionë euro më pak në vit të shpenzuara nga spitali për të sëmurët e operuar është kurshim apo shpenzim?

Po kostoja financiare  dhe sociale e shoqërisë dhe e familjeve të pacientëve për 20,200 ditë më shumë njerëz që nuk shkojnë në punë por rrijnë në spital sa është?

Kushdo është i lirë të vazhdojë të mendojë e të thotë ç’të dojë për projektin e sterilizimit.

Fotot që ju tregova më lart janë realiteti midis 2013 dhe 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Lulzimi dhe fushata me gjyshet “pensioniste”
Previous article EDI RAMA/ Një kohë ekstreme kërkon masa ekstreme me ligjin special

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k