• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ILIR BEQAJ/ Sot është 31 maj. Dita botërore e luftës kundër duhanit
Home
Blog

ILIR BEQAJ/ Sot është 31 maj. Dita botërore e luftës kundër duhanit

May 31st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Është viti i 6-të që në Shqipëri ka një nivel të kënaqshëm të zbatimit të legjislacionit që rregullon mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit. Nuk ka qënë gjithmonë kështu edhe pse kuadri ligjor ka qënë në fuqi që prej vitit 2006. Niveli i kënaqshëm i zbatimit të legjislacionit është një histori suksesi (midis shumë të tjerash) për qeverinë e Edi Ramës. Mundësia për të punuar për disa vite në nivelin e lartë drejtues të sektorit të shëndetësisë edhe më ka dhënë privilegjin që të jem pjesë aktive e kësaj historie suksesi, edhe ka shënuar një arritje të spikatur në aktivitetin tim publik dhe politik.

Niveli i kënaqshëm i zbatimit të legjislacionit është një histori suksesi edhe për vetë shoqërinë shqiptare. Sot ky legjislacion zbatohet me një nivel të kënaqshëm nga vullneti i vetë qytetarëve shqiptarë. Qoftë duhanpirësit, qoftë administratorë të sipërmarrje të ndryshme bare, restorante, dyqane, qendra tregëtare, etj janë gjithmonë e më shumë të vetdijshëm për mbrojten e shëndetit të të gjithëve, për mosbezdisjen e të tjerëve rreth tyre, për heqjen e erës jo të mirë nga veshjet personale. Është nga të paktat raste kur edhe pse legjislacioni përmban edhe ndëshkime administrative, sukesi i zbatimit nuk është bazuar mbi ndëshkimet.

Sot, kjo histori suksesi mund t’ia vlejë të analizohet si u bë e mundur. Hap, pas hapi. Edhe përmirësimet legjislative, edhe komunikimi aktiv me publikun, edhe struktura administrative mbështetëse, edhe trainimi i personelit, edhe bashkërendimi dhe koordinimi i disa institucioneve njëherazi, edhe zbatimi rigoroz uniform i ligjit, edhe shmangia e abuzimit me detyrën, shmangia e zbatimit të pjesshëm si mundësi konkurrence të pandershme. Si një model që mund të përdoret në të ardhmen nga qeveria kur përgatit udhërrëfyes për erforma të ndryshme.

Sfida vazhdon. Sidomos me të rinjtë dhe me format e reja që ofrohen nga industria e duhanit.

Së fundmi, një falenderim të ndjerë për të gjithë bashkëpunëtorët e mij të viteve 2014 – 2015, pa përkushtimin e të cilëve kjo arritje nuk do të kish qënë e mundur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Kam frikë se do të na duket lule 17 Maji
Previous article FLOGERT MUÇA/ Vala e dytë mund të quhet "Lulivirus"

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k