• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Kam frikë se do të na duket lule 17 Maji
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Kam frikë se do të na duket lule 17 Maji

May 31st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Sot është një ditë, që i duhet kushtuar posaçërisht atyre të dyve, meqë vetë e kanë caktuar atë si finale të Komitetit Politik të Reformës Zgjedhore. Pa përmendur asnjë emër tjetër. E para, se është e padrejtë ta shpërndash përgjegjësinë, kur dihet botërisht se vendimarrja është ekskluzive dhe e personalizuar. Ata nuk e fshehin dot më që e duan njësoj të mos e ndryshojnë mundësisht fare moçalin e politikëbërjes në Shqipëri, të paktën edhe për 5 vjet të tjera.
Çdokush tjetër që është përfshirë në këtë histori të pistë për të ruajtur statuskuonë, ose ka një rol episodik dhe të parëndësishëm, ose është thjesht figurant. Ndaj edhe është mëkat t’u biesh kot më qafë, edhe në rastin e neveritshëm, kur hasen tipa, që e mbrojnë më me zell se të zotët e punës sulltanatin e kryetarëve. Është njësoj si ato sulmet e pakuptimta linçuese mbi këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, që të kujtonin revolucionin kulturor në Kinë, ndërkohë që autori i vetëm i shembjes së teatrit ishte Edi Rama.
Dhe mos u lodhni kot me debatin e panevojshëm, nëse kanë bërë ose jo marrëveshje për këtë çështje. Sepse kjo nuk ka asnjë vlerë. Është shumë më keq të biesh dakord pa marrëveshje, si tani, se sa të qepallohesh me “amikun”, pasi ke ndenjur katër orë i mbyllur tek për tek me të brenda, siç ndodhi 3 vjet më parë.
Që do të thotë se do të na duket lule 17 maji, përpara asaj që na pret, në rast se Edi Rama dhe Lulzim Basha do ta çojnë deri në fund dëshirën e tyre të qartë për të mos ndryshuar asgjë në këtë vend, për shkak të interesave të tyre politike dhe llogarive financiare okulte.
Ndaj edhe duhet t’ua lëmë të plotë në prehër përgjegjësinë apo “meritën” këtyre dashnorëve të përvëluar të demokracisë për dështimin ose arnimin e reformës zgjedhore, tamam siç edhe në fajt e kanë. Është tamam dita e shënuar, kur haku duhet të shkojë i gjithi tek i zoti.

PS. Dhe mos harroni të porosisni, si zakonisht, vrasësit me pagesë në politikë dhe në media që t’i quajnë të shitur tek Edi Rama të gjithë ata, që e duan dhe po e kërkojnë ndryshimin e sistemit. Me qartë se sot nuk është parë kurrë se kush është i blerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËTIM LUKU/ Debati shterpe per sistemin zgjedhor
Previous article ILIR BEQAJ/ Sot është 31 maj. Dita botërore e luftës kundër duhanit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k