• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ILIR BEQAJ/ Si të lexojmë të dhënat e përditshme për epideminë e COVID 19
Home
Blog

ILIR BEQAJ/ Si të lexojmë të dhënat e përditshme për epideminë e COVID 19

April 8th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Sot jemi në ditën e 31 të epidemisë së COVID në Shqipëri. Zakoneve të reja të përditshme, krejt të ndryshme nga të mëparshme, i është shtuar edhe ndjekja çdo moment e të dhënave të epidemisë së COVID 19. Për fat të mirë informacioni është i bollshëm dhe i lehtë përt t’u gjetur. Sa të vdekur, sa pozitivë të rinj, sa të shëruar, sa në reanimacion, sa janë personel shëndetëtsor, sa testime janë bërë, etj.

E dhëna e parë që mësojmë të gjithë është sa janë rastet pozitive. Sot, në Shqipëri janë 383 raste.

Por çfarë na thotë kjo shifër. Është numri progresiv i rasteve pozitivë. Por sa na shërben kjo e dhënë. Ky numur duke qënë akumulativ do të vijë gjithmonë duke u rritur deri sa të ndalojë. Ky numur do t’u duhet më vonë specialistëve kur të bëjnë analizën e e plotë të COVID 19 në Shqipëri.

Ndërkohë, më me ankth, bëjmë pyetjet sa do zgjasë, deri kur, a u arrit piku, a filloi rënia, etj.

Për të njekur ditë pas dite ecurinë do të duhet të ndjekim prirjen. Më e përshpejtuar, konstante apo më e ngadalësuar.

Midis shumë mënyrash të ndryshme për të komunikuar ecurinë e epidemisë është ilustrimi si më poshtë. Në boshtin vertikal është numri akumulativ i rasteve pozitive, ndërsa në boshtin horizontal janë rastet të reja në një ditë. Grafiku krahason numrin akumulativ të një ditë të caktuar me hapin e ndryshimit ditor. Për të përfituar sa më mirë prirjen, hap i ndryshimit për çdo ditë të caktuar llogaritet si gjysma e diferenencës midis ditës së nesërme me ditën e mëparshme poërkatëse. E thënë ndryshme nëse në tre ditët e fundit në Shqipëri kemi patur 361, 377, 383 raste në grafikun më poshtë shifra 377 ballfaqohet me shifrën (383-361)/2=22/2=11.

Pikat e bardha tregojnë një ditë të caktuar. Siç shihet me sy në pjesë të caktuar të kurbës dy pika të bardha njëra pas tjetër janë shumë pranë me njëra tjetrën, në pjesë të tjera janë më larg. Distanca vizuale midis dy pikave fqinjë na ndihmon të kuptojmë kur kemi patur një hap të madh nga dita në ditë  dhe kur kemi patur hap të vogël nga dita në ditë. Ndërsa distanca e pikës së bardhë nga boshti vertikal tregon si po rritet numri akumulativ i rasteve pozitive. Kur kurba i largohet bushtit vertikal kjo do të thotë që ritmi i rritjes është përshpejtuar. Kur kurba i afrohet boshtit vertikal kjo do të thotë që ritimi i rritjes ëshët ngadalësuar.

Kur pika e bardhë të arrijë tek boshti vertikal, dmth kur rritja ditore të zerohet, athere do të kemi arritur pikën më të lartë të rasteve pozitive të konfirmuara.

Në Korenë e Jugut shihet një rritje galopante nga 24 në 28 shkurt, ngadalësim i ndjeshëm nga 2 në 10 mars dhe nga 13 mars në 2 prill ecuri konstante sepse pikat janë shumë afër. Ndërsa fakti që pika e datës 6 prill është shumë pranë bushtit vertical tregon se shtesë ditore e për pasojë rastet e reja janë afër zeros.

Kjo mënyrë ilustrimi grafik na ndihmon edhe për të kuptuar më mirë edhe efektin e masave të ndryshme administrative. Nëse vendosim në grafik edhe datën e vendsojes së kufizimeve të lëvizjes mund të kuptojmë shkallën e efektivitetit të kësaj mase administrative.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUJAR LYBESHA/ Për infermieren heroinë që s’ja mësova kurrë emrin
Previous article MERO BAZE/ Beteja e tepëruar në ekrane, në raport me betejën në spitale

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k