• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BUJAR LYBESHA/ Për infermieren heroinë që s’ja mësova kurrë emrin
Home
Blog

BUJAR LYBESHA/ Për infermieren heroinë që s’ja mësova kurrë emrin

April 8th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Situata pandemike qe po kalojme sigurisht  ka bere qe çdo qytetar te zbatoje ne menyre te ndergjegjshme masat shume te drejta te marra nga Qeveria dhe keshillat qe jepen çdo dite nga kryeheronjte e kesaj lufte, mjeket, kontributi  i te cileve do te shkruhet ne histori. Por perveç mjekeve dhe infermiereve qe jane ne frontin e pare te kesaj lufte, mbrapa tyre rreshtohen policet, ushtaret, gazetaret, farmacistet, punonjesit e supermarketeve e shume te tjere qe lene shtepite e tyre, duke u rrezikuar, qe kjo lufte te kete sa me pak pasoja.
Mirenjohje e thelle per te gjithe kontribuesit.
Por une do te tregoja nje histori personale per ata qe u sherbejne me shume perkushtim te semureve per gjithe kohen qe ata jane te hospitaluzuar dhe ne nje pandemi si kjo qe po kalojme ku rreziku i kontaminimit per ta eshte me i larte dhe kur takimet me familjaret jane te ndaluara.
Keta jane INFERMIERET te cilet nuk kane nje emer te pervetshem si prof. Najada, Pipero, Bino,  Kalo, Fico e shume te tjere si ata, brenda dhe jashte Shqiperise, te cilet jane kthyer ne ikona per gjithe shqiparet kudo qe ndodhen.
Per t’ju kthyer historise time, para disa vitesh kam bere 4 bypass te zemres, ne nje spital privat nga nje
Profesor me shume emer ne kete fushe. Sapo filloi te me dale narkoza, degjova zerat e familjareve te mi qe me uruan suksesin e nderhyrjes dhe u larguan menjehere, se ne reanimacion ishte e ndaluar ne ate ore, per t’u
pershendetur me cilindo.
Mbas pak minutash m’u afrua nje vajze e re, shtatshkurter, nga Gramshi, duke me pershendetur dhe uruar per interventin:
“Une jam INFERMERJA e turnit te trete, me tha, dhe bashke me ju do te kalojme naten e pare post-operatore pa asnje problem, mbasi une kam gjithe eksperiencen e duhur (6 vjet) ne kardiologji.  Prane nesh ndodhet dhe mjeku i rojes, i cili per 2-3 sekonda vjen ketu, por une besoj se nuk do te kemi nevoje” shtoi ajo.
Fjalet e saj me hoqen gjithe sikletin e minutave te para postoperatore, mbasi u ndjeva tejet i sigurte nen kujdesin e saj. Edhe pse une kisha sikletet e daljes se narkozes, ajo gjithe naten u mundua ne maksimum qe une ta kaloja me sa me pak veshtiresi, pa levizur asnje minute, me nje perkushtim sikur te ishte nje familjare e imja.
Ne menjgjes ajo priti sa erdhi zevendesuesja, me prezantoi me te dhe duke me uruar sherim te shpejte u largua.
Per 3-4 dite qe une qendrova ne reanimacion, ajo nuk erdhi ne pune. Une u mundova disa here me familjaret e mi qe ta takonin per ta falenderuar, por nuk e gjeten.
Kjo ishte infermjerja e mrekullueshme qe une dhe pse s’ja mesova as emrin, nuk do ta harroj kurre. Imagjinoni sot ne kete pandemi ata dhe ato jane po aq te perkushtuar, edhe pse rreziku i kontaminimit mund te jete me i larti.  Dihet qe shumica e njerezve qe kane nderruar jete tek ne dhe ne gjithe boten, amanetet e fundit ja kane lene  jo rralle infermiereve….
Pra nderim dhe mirenjohje e thelle per kete armate njerezish me kaq shume kontribut dhe perkushtim ne kete kohe kaq te veshtire, te cilet  kane vetem nje emer te perbashket dhe shume te madh “Infermier”.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Testoni Partinë Demokratike
Previous article ILIR BEQAJ/ Si të lexojmë të dhënat e përditshme për epideminë e COVID 19

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k