• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
GRANIT PËRZHITA/ Për shkollën me emrin ALPENews.al
Home
Blog

GRANIT PËRZHITA/ Për shkollën me emrin ALPENews.al

August 28th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Granit Përzhita

Kur shihja ne televizion emisionet e asokohëshme të Orës (që ishin shumë produktive dhe ndikimi i tyrë vinte drejtpërdrejt tek publiku si ajo fija e shkrepëses që ndizet nganjëherë pa u takuar fare me fushën e kafënjtë të mërkurit industrial) më lindte sa e sa herë një dëshirë të rrëmbeja një pult tek tuk nga të më zinte syri e të mblidhja të gjithë shtëpinë për debat.

Nganjëherë ata pranonin, se xha isha veçse një fëmijë që përkëdhelinë e kisha ushqim ditor që nga gjyshja deri tek ime motër që sot mendon se mirë kam bërë atëherë.

E kështu u mboll një fidan shprese se një ditë do të arrija dëshirën time të të qenurit gazetar, edhe pse akademikisht dhe profesionalisht nuk kam asnjë firmë që e vërteton, por një G.AUTOR gjigand në një prej medieve on-line që premton më shumë se shtëllunga e medieve të tjera tradicionale, që nganjëherë për nga subjektivizmi marrin në “kthesë” edhe gazetat print të viteve ’90-të.

ALPENews.al për mua i hapi dyert ndoshta më shumë se ç’duhej.

Mikëpritja e tillë sot gjendet vetëm në folezat familjare prej dashurie të miksuara fortësisht me një ndjenjë reciproke që shëmbëllen respekt dhe dituri.

Më është dhënë mundësia që edhe përse në këtë moshë të re (detyrimisht duke e krahasuarbme mesataren e një gazetari amerikan qe nismën për t’u bërë i tillë e merr pas të tridhjetave) të kem një thes me eksperienca medietike të reja dhe të vjetra, politike apo apolitike, të ndjekura apo jo të ndjekura, vizive, audiovizive dhe ato print.

Pra i kam provuar të gjithe llojet ambjentale të një fjale që tingëllon “lajm”.

Por tek ALPENews.al një gjë nxjerr pashmangshmërisht veten tënde më të mirë, gazetarin më profesional, nxjerr ëndrrën e ndryshur nga faktorë të jashtëm ose edhe personale, nxjerr mënyrën më të mirë të të shprehurit qartë, pastër dhe në formën tënde më të mirë (edhe kur aty ka vend për sugjerime, ndryshime, apo korrigjime).

Ndaj mirëseerdhët në këtë vend ku gjithnjë ka vend për ty, për atë, dhe për ato të cilet e duan këtë profesion si unë, dhe si miqtë e mi pjesë e këtij vendi.

Nuk është vetëm ëndrra për të filluar një mundësi për t’u shprehur, por është një rrugëtim me duart e tua mbi tastjerë që lind përditë fuqi fjale dhe pushtet të emrit tënd.

Nuk është padyshim një vend ku në vend të filizit të një lajmi që lexuesit e duan lulëzon diçka që nuk vlerësohet apo e kundërta.

Prandaj ky “kolegj” ku lexuesi të zgjedh ty në udhën më të drejtëpërdrejtë i ka dyertë e hapura për adhuruesit e fjalës, konkretes, dhe atyre që dijnë të sjellin rrymën alla “pas komuniste” që ka pushtuar për shumë kohe mediet tona aktuale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRINI KUQO/ Sa shumë të reja nga fronti i opozitës
Previous article FLOGERT MUÇA/ Tre muaj pushime për tu rikthyer te “Babalja?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k