• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
DRINI KUQO/ Sa shumë të reja nga fronti i opozitës
Home
Blog

DRINI KUQO/ Sa shumë të reja nga fronti i opozitës

August 28th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Drini Kuqo

Fundi i gushtit u nxeh edhe më shumë këtë vit. Ndonëse analistët verorë ankohen për një opozitë të topitur, qytetarët i druhen një qeverie pa opozitë, dhe Edi Rama detyrohet të takojë Anjelin dhe Ronaldon, si dhe t’i sjellë fanelë Erion Braçes për të shkundur redaksitë e mediave, edhe ato të përgjumura, sërish nuk është e vërtetë që në këtë vend nuk ka opozitë.
Kohëzgjatja e pushimeve të Lulzim Bashës, është një temë që nuk përbën më lajm. As rënia në nivel bajat, e cilësisë së raportimeve të qytetarit dixhital, në penxheren e Fejsbukut të Sali Berishës.
Megjithatë, fundi i gushtit u nxeh edhe më shumë këtë vit. Me sa duket, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kanë shtrydhur gjithë çfarë u ka mbetur nga talenti i tyre për të prodhuar politikë, dhe në fund kanë mbërritur në një seri të koordinuar lëvizjesh dhe deklaratash e aksionesh opozitare, në prag të nisjes së stinës së vërtetë politike. Duke mos na i kursyer disa “perla”, që ndonëse mund t’u kenë shpëtuar syrit të lexuesve që rendin pas ditëve të mbetura të plazhit, mbeten gjithësesi lëvizje të denja, për opozitën që ka sot përballë Edi Rama.
Në korin opozitar të ditëve të fundit të gushtit ka spikatur zëri i Petrit Vasilit. “Më e poshtra dhe më e liga, që mbron Ramën”, ka thënë për Arta Markun, kreu i grupit parlamentar të LSI-së. Sipas tij, “në Shqipëri mbretëron drejtësia e horrave”. Nuk dihet arsyeja e këtij shpërthimi të Vasilit, edhe pse, ajo që dihet është se eksponentë të LSI-së nuk para kanë marrëdhënie shumë të mira me drejtësinë në përgjithësi.
Lëvizja e radhës ishte deklarata e Bujar Nishanit, për të cilin nuk është se mund të thuash shumë. Ish presidenti ka zgjedhur fundin e verës për të kujtuar se është ende në qarkullim. “Nga Shqipëria po del shumë drogë”, shkruajti edhe ai në Fejsbuk. “Bllokmenët po pasurohen dhe po rrjepin popullin”. No comment!
Ilaritet të përafërt me atë të deklaratave të ish presidentit, me siguri ka shkaktuar edhe postimi i Edi Palokës, i cili mendon se Kryeministri Rama shkëmbetu 20 refugjatët eritreas, me foton që bëri në stadiumin e Juventusit, me Ronaldon…
Parathënia e strategjisë opozitare vjeshtuke të Lulit dhe Monës, vazhdoi me betimin solemn sipas shembullit të marinsave amerikanë, që bënë në bregun e Jalës, simpatizantët 5 deri 30 vjeçare të LSI-së. Deputetja e kësaj partie, Kërpaçi deklaroi se “600 të rinjtë që janë trainuar në Jalë, janë gati për luftë me Ramën dhe do i japin dënimin e merituar, atij që tallet me ta”. Të 600-ët kundër Ramës! Një lëvizje që ngazëlleu dhe zgjoi nga gjumi i mediokritetit të qytetarit dixhital, edhe vetë Sali Berishën.
Më tej, Lulzim Basha, pa i prishur sërish pushimet, urdhëroi të hapeshin dyert e PD-së për gazetarët dhe të fillonte fushata për zgjedhjet e ardhshme lokale. Të akuzohej Kryetari Erion Veliaj se do të ndërtojë kulla tek hyrja e liqenit artificial. Një akuzë që Bashkia e hodhi poshtë, dhe Veliaj i kujtoi Bashës lejën që i kish dhënë vetes për të shtuar një kat, kur ishte Kryetar.
Për të pasuruar pak mozaikun e lajmeve të fundverës, dhe bashkë me të edhe akuzat që dalin prej SHQUP-it, ka menduar Edi Rama. Me sa duket, prej mërzisë që po i shkakton kundërshtari i përgjumur, Edi Rama i ofroi Bashës dhe të tijëve disa fotografi me Anjelin dhe Ronaldon, me qëllim që të eglendiseshin, deri sa të gjenin “skandalin e radhës”.
Dhe “skandali” nuk vonoi. Edhe pse një kopje e shëmtuar e Babales. Një portal në pronësi të një këshilltari politik të Lulzim Bashës dhe ish këshilltari në Kryeministri të Sali Berishës, mori ashtu pa pritur dhe pa pa ndehur, në email, një audio-përgjim. Portali, të cilin vetëm një grusht njerëzish që pijnë kafe në SHQUP e dinë se ekziston, e publikoi menjëherë audiopërgjimin, sigurisht, sepse kishte parësor interesin e publikut.
Kaq u desh: Petrit Vasili, i cili që kur transferoi LSI-në nga një palë duar tek një palë të tjera, nuk i ndahet më Fejsbukut, doli dhe tha se Rama deshi të blinte Strasburgun, ndërsa pa kaluar pesë minuta, po të njëjtën gjë doli tha dhe Lulzim Basha. I cili i kish nisur pushimet me Babalen e parë, dhe i përfundoi duke dalë për Babalen e dytë.
Kjo ishte përmbledhja e parathënies opozitare, që i paraprin “luftës së vjeshtës”, që ka paralajmëruar Lulzimi nga Hollanda dhe të gjashtëqindët e LSI-së nga Jala.
Thoni po deshët që nuk ka asgjë të re nga fronti i opozitës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARIAN GALDINI/ Vuçiç, delir i madh me kufij të vegjël!
Previous article GRANIT PËRZHITA/ Për shkollën me emrin ALPENews.al

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k