Dua të shpreh dhe unë mirënjohjet dhe falënderimet e mia.
Këto ditë ka pasur shumë falenderime për komisionin, Komisionierin Hahn, për përfaqësuesen e Politikës së Jashtme të BE-së znj. Mogherini, për Presidentin z. Junker, të gjitha të merituara.
Por unë dhe një falenderim të veçantë dhe në emrin tuaj, të merituar, do t’ia drejtoja të gjithë Reporterëve të BE-së z. Fleckenstein dhe z. Kukan, të cilët kanë qenë periodikisht pranë nesh dhe pas vendimit të komisionit kanë qenë po kaq të gëzuar sa edhe ne.Faleminderit shumë të dy Reporterëve.
Njëherësh , do të përcillja falenderimet tona, si Kuvend për të gjithë përfaqësuesit e Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri dhe vendeve të BE-së dhe posaçërisht të gjithë ambasadorëve të këtyre vendeve, të cilët në vite kanë qenë syri, veshi dhe mendja e kancelarive të tyre.
Me lutjen që këto dy muaj të jenë avokat të Shqipërisë në kancelaritë e tyre pasi për ne Shqiptarët në BE është një vlerë e shtuar, për të gjithë popujt e Bashkimit Evropian.
Së treti, një përshëndetje të veçantë për përfaqësuesit diplomatik të përfaqësisë të BE-së, në Tiranë dhe posaçërisht për znj. Vlahutin.
Njëherësh, ne jemi deputetë dhe në këtë sallë kanë qenë disa kolegët tanë para nesh dhe është detyra jonë që tu përcjellim atyre të gjithë kontributin që ata kanë dhënë në vite në legjislaturat e kaluara dhe veçanërisht ata që kanë marrë pjesë në Komisionet e Integrimit dhe të Komisionit të Politikës së Jashtme.
Për të gjithë drejtuesit të këtyre komisioneve pasi në mënyrën e tyre kanë vënë një tullë për këtë ditë.
Po kështu do të përshëndesim të gjithë qeveritë në vite që kanë kaluar në Shqipëri, ministra, kryeministra, veçanërisht ata që kanë drejtuar Ministrinë e Integrimit dhe Ministrinë e Jashtme, të cilët kanë dhënë një kontribut të vyer për këtë ditë të shënuar, për të gjithë Shqipërinë në ditën e sotshme.
Padyshim, ne jemi këtu pavarësisht se kolegët e opozitës për arsye politiko-elektorale, nuk guxojnë ta pranojnë, por është meritë e padiskutueshme e kabinetit aktual të qeverisë, me në krye Kryeministrin Rama dhe Ministrin Bushati, si përfaqësues I Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Sigurisht që ky vendim është një lajm i shkëlqyer dhe ka gëzuar të gjithë shqiptarët dhe miqtë e shqiptarëve kudo që janë, por ajo që është nënvizuar këto ditë për vendin tonë, për shoqërinë tonë, për parlamentin tonë është hapur një kapitull i ri.
Prandaj e kemi vlerësuar si një inkurajim dhe vlerësim, por detyra jona është që festa të mbarojë këtu dhe nga ky moment të fillojë puna.
Kështu që ne emrin tuaj mua më është paraqitur raporti nga përfaqësuesja e BE-së, të cilin do e vëmë në dispozicion shumë shpejt të gjithë deputetëve dhe prej andej të kthehet në një program punë për të gjithë komisionet dhe Kuvendin e Shqipërisë
Leave a Reply