• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
GJERGJ LUCA/ Tirona jonë mbeti pa opozitë, Ver Llapa na la, ose si i kemi patur thënë dikur, shoku Enver
Home
Sociale

GJERGJ LUCA/ Tirona jonë mbeti pa opozitë, Ver Llapa na la, ose si i kemi patur thënë dikur, shoku Enver

November 19th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Gjergj Luca
Tirona jonë mbeti pa opozitë, Ver Llapa na la, ose si i kemi patur thënë dikur, shoku Enver.
Në ato kohë kur në rrugët e Tiranës nuk shihnim lypësa se ishte jashtë moralit komunist ose nuk kishe kujt i lypje, në rrugë të Kavajës ose te kryqëzimi i 21 Dhjetorit shihnim një djalë të madh 2 metra me një dorë si lopat dhe me një llapë si velë anije, ky ishte Ver Llapa, kur na shihte na thërriste e na gjimonte duke kërkuar 10 lekësha “Ej Gimo m’jep 10 lekë, Luce se sharrova me hëngër, m’jep 10 lekë, ej Nesto do të thyj xhamat e shtëpisë”, e kështu me radhë.
Sa herë kalonim e shifnim Verin o do t’i jepnim 10 lekëshin, o do ndërronim rrugë. I vetmi ngushëllim i joni në atë kohë në Tiranë ka qenë gota, fillonim me fërnet në mëngjes që ja kishim vu emrin mazut dhe nga ora 11-12 mazuti kishte bërë punën e vet dhe ne u trimëronim dhe fillonim shanim me gjysmë vokali duke parë rreth e përqark mos na dëgjonin.
Ndonjëherë në momentet kulmore të avujve të alkolit në ndonjë tavolinë me ngjyra si Gim Rada, Genc Dashi, un, Geni që kishte pseodonimin Profesori, etj, kalonte shpëtimtari jonë, ky ishte Ver Llapa. Ne dilnim si të çakërdisur nga lokali dhe gërthisnim të gjithë në kor, o shoku Enver, o shoku Enver, o shoku Enver! Britmat tona kalonin në ulërimë dhe çjerrje dhe ne shkarkonim dufin tonë dhe u çlironim, Veri i shkretë ikte me vrap nga klithmat tona dhe ne i ktheheshim gotës duke bërë gëzuar për të vetmin opozitar të asaj kohe, Ver Llapën.
Me thënë të drejtën shoku Enver si opozitar qëndroi me dinjitet dhe këtë kohë. Më vjen keq për Tiranën time, shumë nga shokët e mi janë jashtë, unë u bëra katundar, Veri na la e Tirana mbeti pa opozitar.
I pa haruar kujtimi i shokut Enver.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha ka mbetur pa aleatë në betejën për të shkuarën e tij
Previous article SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k