• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
Gafa publike e Armand Dukës
Home
Blog

Gafa publike e Armand Dukës

April 26th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Nga Fation Shehu/

Ish-presidenti i FSHF-së, Armand Duka vazhdon të bëjë gabime publike, sidomos në aspektin juridik. Normalisht, nga kualifikimi edukativ, nuk fajësohet si individ, por sëbashku me stafin që e këshillon.

Duka ka bërë një letër që ka dalë publikisht, duke ngritur pikëpyetje mbi KAS-in e Shqipërisë, duke pretenduar se nuk e njeh.

Si nevojshmëri, për të sqaruar opinionin publik, që të mos keqinformohet prej ish-presidentit të FSHF-së, por gjithashtu edhe për të informuar edhe të si individ, më poshtë janë disa argumenta që duhet t’i di, ose nëse i ka ditur, ka bërë gabim që i ka keqinterpretuar.

Së pari, FSHF e njeh KAS-in si organ gjyqësor, për aq kohë sa disa muaj më parë, i është drejtuar vetë këtij KAS-i për zgjidhje. Duka duhet ta kujtojë mjaft mirë këtë gjë, kur iu drejtua për një pretendim kundër KOKSH-it, për procedurë në Asamblenë Zgjedhore të këtij të fundit.

(Fakti që i është drejtuar zyrtarisht për zgjidhje, konfirmon që e njeh zyrtarisht).

Së dyti, Ligji për Sportin me nr. Dekreti 10333, i datës 18.05.2017 ia detyron qartësisht:

Neni 24, pika 10 thotë shprehimisht:

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, federatat shqiptare të sportit, klubet dhe shoqatat sportive, shoqëritë dhe çdo sportist apo trajner me titull individual pranojnë autoritetin e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv. Ky detyrim përcaktohet në statutet e tyre, të cilat duhet të ndryshojnë për të përfshirë këtë dispozitë brenda nëntë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nëse nuk e kanë parashikuar.

(Pra, 9 muaj që është koha që ligji u ka dhënë në dispozicion, ka kaluar dhe KAS-i njihet me ligj nga të gjitha Federatat). Duka udhet ta dijë që ligji prevalon mbi statutet).

Së treti, sikur të mos mjaftojë fakti që Ligji i Sportit e rregullon mjaft mirë këtë ngërç, edhe vetë Statuti i FSHF, pikërisht, pika 10 e tij, siç thotë edhe Duka në letrën e tij, e parashikon KAS-in.

Neni 10, pika c)

Çdo mosmarreveshje e dimensionit kombëtar që del nga/ose lidhet me aplikimin e statuteve ose rregulloreve të FSHF ose ndonjë kontratë, i duhet referuar një Gjykate të pavarur dhe të paanëshme të arbitrazhit, që është Gjykata e Arbitrazhit për Sportin në Lausanne siç është specifikuar në dispozitat përkatëse të Statuteve të FIFA dhe UEFA derisa legjislacioni shqiptar të ketë ngritur një gjykatë të përshtatshme arbitrazhi në Shqipëri e cila plotëson kërkesat minimale të FIFA-s dhe UEFA-s. Gjykata e Arbitrazhit për Sportin në Lausanne do të zgjidhë mosmarrëveshjet në vend të ndonjë gjykate tjetër të zakonshme, derisa kjo të ndalohet nga legjislacioni në fuqi në Shqipëri.

(Pra fjalia “derisa legjislacioni shqiptar të ketë ngritur një gjykatë të Përshtatshme Arbitrazhi për Sportin” është e realizuar, pasi Ligji i ri për Sportin, e ka shumë të qartë)

Së katërti, ish-presidenti Duka bën një autogol kur e pyet, që t’i paraqesë një status juridik apo NUIS që ka KAS-i. Pikërisht me këtë pyetje, ai tregon shkeljet e rënda dhe shpërdorimin e detyrës që ka bërë në të shkuarën, kur ka futur disa Shoqata të paregjistruara në Gjykatë. Si është e mundur që ai nuk ua bëri asnjëherë këtë pyetje atyre, para se t’i fuste si anëtare me të drejta të plota?! Kjo tregon, që ai e ka ditur mjaft mirë si duhet ligjërisht kjo procedurë dhe e paska shkelur me vetëdije të plota.

Të gjithë këto argumenta, vlejnë për të sqaruar opinionin dhe individë të caktuar, që gafat juridike nga paaftësia ose keqdashësia nuk mund të përbëjnë dot një argument…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Për godinën apo për teatrin?
Previous article Zoti ministër bëni detyrën, çfarë po fshihni që nuk ktheni përgjigje?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k