• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
FRROK ÇUPI/ Shqipëria, vila që fiton
Home
Politikë

FRROK ÇUPI/ Shqipëria, vila që fiton

March 1st, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

A janë në realitet apo në obsesion?- kjo është çështja. Deri më sot slogani ishte ‘Shqipëria fiton’; ndërsa sot shtuan edhe fjalën ‘shtëpia’, që obsesion me fjalën ‘vila’

PD dhe LSI bënë sikur nënshkruan marrëveshje për bashkëqeverisje, por në fakt u vërtiten rreth katër obsesioneve ‘frojdiste’.

Obsesioni i parë: Të qeverisim atje ku e lamë.

Të dy palët ranë në 21 janar 2011, por nuk e besuan. Atë ditë qytetarët shqiptarë derdhën gjak në pragun e shtëpisë së qeverisë Berisha, u vranë 4 protestues. Në njërën anë të aktit tragjik ndodhej Ilir Meta i LSI që u shfaq në ekran duke marrë 700 mijë e ca euro; në anën tjetër kryeministri Berisha në mbrojtje të Ilirit. Por në fakt aty ranë përjetë. Ringritja tani është vetëm një fiksim (obsesion).

Obsesioni i dytë: Ku e lamë atëherë kur qeshnim.

Ajo ka ndodhur aty nga dimri i vitit 1992, kur poetët dhe fjalamanët e PD u thërritën për të formuluar slogane sa më të ëmbël. PD atëherë vuri në krye të turmave sloganin ‘Me ne fitojnë të gjithë’. Me sloganin surrealist qeshën të gjithë, sidomos gazetarët e huaj dhe non-konformistët. Slogani ‘me ne fitojnë…’ rezistoi deri në zgjedhjet e majit 1996, kur PD humbi përgjithmonë.

Obsesioni i tretë: Vilat!

Dëmi më i madh që kanë bërë mediat mainstream, mediat sociale, tribunat politike, kafenetë, etj., është dëmi që u ka zbuluar vilat e reja ose u ka sulmuar vilat në Gjirin e Lalëzit. Dëmi është se vilat ua ka kthyer në obsesion. Gjatë vitit të fundit, në opozitë, Lulzim Basha i PD, i ka shtuar inventarit familjar edhe tre vila të tjera, dy në Tiranë dhe një në Hamallaj. Kryemadhi e LSI, duke u fiksuar te vila e Lalëzit, u ka kërkuar shqiptarëve: “Ma dorëzoni mua Shqipërinë se do ta bëj si shtëpinë (vilën) time”. Dokumentarët me dronë mbi Lalëz, mbi ish qendrën Partizani, etj., u ka krijuar fiksimin e mbrojtjes së vilave dhe pallateve të përfituara vjedhurisht. Tani ky është obsesion që vjen në sloganin e tyre ‘Shqipëria, shtëpia (vila jonë) që fiton’.

Obsesioni i katërt: Frojdi dhe vajza që tmerrohej nga vjedhja.

Vajza kishte kohë që lexonte në gazeta për vjedhje dhe pastrimin e parave të pista të krimit. Lexo e lexo, derisa erdhi një ditë që të shfaqet në studion e Zigmund Frojd si paciente e obsesuar. Ajo tmerrohej sa herë shikonte gazeta, i dukej se ishte ajo që ishte kapur në vjedhje dhe në pastrim parash. Ku shikonte gazetë, i sulej dhe e griste.

Ajo u sëmur përjetë. Këta u obsesuan për sa të jenë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERION BRAÇE/ Nuk është çështje rripi por ligji!
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k