• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
FRROK ÇUPI/ 10 ditë patriotë!
Home
Blog

FRROK ÇUPI/ 10 ditë patriotë!

June 26th, 2024 F.autor Blog 0 comments

Nga dita 14 deri në 24 qershor; që dje në mbrëmje nuk ka më. Ishte bukur në ato 10 ditë, aq bukur sa një balonë e madhe që po fluturonte por papritur nuk është më. Kampionati Europian i Futbollit në Gjermani. Skuadra e Shqipërisë për herë të parë në atë lartësi. Gjermania u ‘mbyt’ në detin kuqezi…, në rrugë shqiptarë, në bus shqiptarë, në arena- kuqezi… Në të njëjtën balonë- mijëra e mijëra shqiptarë; po të mos ishe aty nuk kishe ku me qenë. O aty brenda e të ishe patriot, o do të kryqëzoheshe. Njëri nga ‘çunat tanë’ veç pse shmangu pak kokën nga topi, u quajt ‘i shitur te Serbia’. Tani balona as ka zbritur në tokë, as gjendet në hava. Në hava e mbanin parullat patriotike se ne ‘jemi shqipet’, se ‘ne mundim Italinë!’, se ne ‘ç’e kemi Kroacinë’. E mbyllëm mbrëmë me humbje e tash duhet të kthehemi ‘në tokë’. Patriotët nuk janë të zot’t që ta ulin balonën.

Çfarë të bëjmë tani…, kur nuk kemi çfarë bëjmë!?
Këtu në ‘tokën e shqipeve’ nuk do të kthehet as një e pesta e patriotëve që mbushën stadiumet dhe rrugët në Europë. Vetëm zengjinët, një tufë prej nja dyqind vetë, ishin nga Tirana; të tjerët ata që rrinë në Europë. Ata as mund pritet të zbresin këtu. Tani ja ku jemi, Euro24 mbaroi për ne, humbëm në fushë por patriotizmi mbeti në hava. Por jemi krenar për shumë arsye: E para se u nisëm për futboll por prodhuam patriotizëm. Kronikanët e televizioneve u shqyen duke thërritur: ‘Shikojeni more, shikojeni, veshur në kuqezi. Madhështore kjo skenë!’. Për futbollin flisnin në të rrallë. Sidomos në panelet e mbrëmjes- vajza të veshura kuqezi por që nuk dinin ‘ça është ky futbolli!’.

E dyta, kjo ishte hera e parë kur u shkarkuam nga ca frika. A nuk i dëgjuar kronikat ku thuhej se ‘shqipet ishin tifozëria më e sjellshme, pa incidente’?. Edhe ata që ngritën balonat plot me ‘shqipe’ nuk kishin pikën e sigurisë se shqiptarët nuk do të bënin incidente; shumë syresh e kanë gëlltitur përrallën se ‘shqiptarët janë çakalle’ në Europë. U ndamë edhe nga një frikë tjetër: Sikur europianët ‘nuk na duan për shkak të fesë!’. Jo, fare nuk ekziston kjo psikozë. Ekipi ynë ishte i tëri me emra ‘Asani, Qazimi, Ramadani, Bajrami, Balliu, Asllani, Jaseri…’, por shumica janë qytetarë të Europës. Kur italianët dhe kroatët vallëzuan me kostume shqiptare dhe valle shqiptare…, atëherë patriotët e quajtën fitore. Këta nuk e dinë se në histori ne shqiptarët e kemi pranuar tjetrin dhe jemi pranuar prej tij, edhe pse me diferenca. A nuk jemi të ndërkallur te njëri tjetri në besimet fetare? Por vetëm kësaj here patriotëve u erdhi çasti të gëzohen. ‘Shqipet’ u vunë para dy aleancave, njëra aleancë që ka lidhje me futbollin, ndërsa aleanca tjetër ka lidhje vetëm me ‘armiqtë kombëtarë’. Aleanca e parë sportive, fatkeqësisht u ndërtua vetëm me një palë, ne me veten tonë. Banderola të tëra dhe fjalime pa fund i kërkuan Spanjës ‘na e fal ndeshjen!’. Edhe komentet në Tiranë bëheshin kështu: ‘Spanjollët janë zemër mirë’, e do të bëjnë mirë për ne!. Por aleanca ‘e faljes’ ishte vetëm aleancë një palësh ‘ne me ne’, spanjollët luftuan me ekipin e dytë’ dhe na nxorën nga Euro24. Ndërsa aleanca e dytë, aleanca me Kroacinë kundër Serbisë. Patriotët shqiptarë u turpëruan duke sharë Serbinë edhe ‘me rob shpije’. Por ama aleancë patriotike me armikun e armikut tonë. Po të kishim Kroacinë në kufi, patriotët do të ishin kundër Kroacisë me Serbinë; por ndodhi Serbia në kufi. Për këta patriotë Serbia është një fat. Aleanca dhe armiqësia me fqinjët nuk është se nuk ka lidhje fare me ‘ndonjë top’. Kroatë e serbë e maqedonas e shqiptarë, në këtë grindje- dashuri kanë hyrë për shkak të një njeriu, Josip Titos, udhëheqësi jetëgjatë i Jugosllavisë. Të gjitha etnitetet e gjuajnë dhe e presin si një top futbolli; siç 22 djem i turren një topi në stadium. Tito ishte kroat, qeverisi edhe Serbinë; Serbia nuk e do sepse nuk është serb; maqedonasit vdesin për Titon; kosovarët kujtojnë ‘ditët e mira’ të Titos; ndërsa patriotët në Tiranë kanë vetëm një libër ‘Kujtime me Titon’, asgjë tjetër por ndjekin trendin ‘më mirë me armikun e armikut tim’. Kaluan mirë këto 10 ditë, edhe pse u kthyem ata që ishim. As me kroatët, as me serbët nuk i shkëmbejmë vallet e kostumet… E di pse? Sepse i kemi thuajse të njëjtë. Por këtë nuk e vunë re patriotët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN BLUSHI/ Për Ismail Kadarenë
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Pothuaj 80% vlerësim pozitiv për kombëtaren shqiptare, edhe pse u eliminua

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k