• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
FLUTURA AÇKA/ Për gratë, për bijtë, për gjeneratat pa plagën e moskuptimit dhe kujtesës vetëm në mars
Home
Sociale

FLUTURA AÇKA/ Për gratë, për bijtë, për gjeneratat pa plagën e moskuptimit dhe kujtesës vetëm në mars

March 5th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Këto ditë kanë qenë të shumta gazetaret që më kanë kërkuar të them diçka për gruan shqiptare, për gratë që vriten çdo ditë, por edhe për ato që kanë nevojë të festojnë ndryshe, qoftë edhe një ditë të vitit. Unë nuk jam shkrimtare e natyrës feministe, por besoj se vepra ime ka qasjen për kah çlirimi, liria, edhe e gruas.

Nuk jam në këtë trend për një arsye të thjeshtë, sepse jam e bindur që treni i feminizmit, ai “virusi” i çlirimit mental e seksual, na ka kaluar. Atëbotë kur shoqëria po tronditej, ne ishim me kominoshe kantiereve, në koret e koncerteve të kongreseve, në arat e misrit me kubik, në burgje, ose duke firmosur privimin e lirisë së të tjerëve.

Ne ishim si të gjithë të tjerët në këtë vend, në burgun e madh nga nuk e shihnim atë trenin “dritaret e të cilit qeshnin të gjitha”, siç thotë Nabokovi për trenat që ecin nëpër dritë. Ne ishim në errësirë. Por kishte mes tyre edhe gra që e mbajtën thelbin e tyre, dhe tonin, kështu që kur të vinte liria, të mos rrëzoheshim.

Kishte nga ato që vdiqën burgjeve, kampeve e shtrëngesave dhe do ta na frymëzojnë përjetë, kishte nga ato që sfidonin kostumet klishe të tekstileve tona me fundet e tyre me kinda që elektrizonin ajrin në xhiron e madhe, kishte nga ato që dilnin në skena dhe jepnin modelin e së bukurës dhe feminiles, por ishte brenda mureve të vet secila prej tyre që jepte dashuri pafund fëmijës, qoftë duke bërë detyrat, duke i mësuar si të dojë, si ta shprehë dashurinë.

Dashuria duhet shprehur dhe këtë e ka në dorë të ta mësojë Nëna, asisoj që të ndiesh përherë nevojën që ta japësh atë energji të bukur që ke mrrë prej saj. Sepse djemtë që mësohen që së vogli ta shprehin dashurinë, janë gjithnjë dhe do të jenë gjithnjë, larg shndërrimit në vrasës.

Kështu, atë, Dashurinë, siç ia shprehin nënës, do t’ia dhurojnë edhe motrës, do t’ia shpallin edhe mikeshën, do t’ia mirosin edhe të dashurës, do t’ia blatojnë gruas dhe kujtdo femre që do të ndeshin.

Vetëm kështu, miket e mia, duke dhënë dashuri dhe duke patur durimin që t’i dëgjojmë deri në fund djemtë tanë, duke u ulur e bërë detyra me ta, duke shkruar në kinema e teatro me ta, duke lexuar libra bashkë me ta, duke ecur maleve, shtigjeve, duka ua dhuruar botën me ngjyrat e bukura të dashurisë, do të mund të krijojmë një gjeneratë që e sheh gruan si qenie të barabartë me veten dhe si qenien së cilës i duhet dhënë reciprokisht edhe dashuri.

Mësoje që ta bërtasë dashurinë Birin tënd. Unë dëshmoj se e kam bërë këtë dhe besoj se vetëm kështu do t’ia dalim…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Populli “kuqeblu”, “violet” dhe “gri”
Previous article MERO BAZE/ Ilir Meta duhet të bëjë betejën e tij reale me SHBA

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k