• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Zoti President, nëse doni ta krijoni ju qeverinë, dorëhiquni dhe fitoni zgjedhjet!
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Zoti President, nëse doni ta krijoni ju qeverinë, dorëhiquni dhe fitoni zgjedhjet!

January 11th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar emrin e shqiptarit të Kosovës, Gent Cakaj si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Duke shkelur në të dyja këmbët Kushtetutën dhe duke u sjellë si përçarës i unitetit kombëtar, Ilir Meta ka sajuar disa argumenta qesharake sa për të mos thënë “JO” pa asnjë arsye.

Por, Ilir Meta nuk është mjaftuar me kaq në lojën e tij pëçarëse dhe politke njëkohësisht. Ai ka nxjerrë mbrëmë Arben Cicin, shef i kabinetit të Presidentit, i cili është shprehur ne media se gjatë takimit me kryeministrin, Meta i ka propozuar Ramës që t’a bëjë Gent Cakajn ministër Kulture apo çfarëdo lloj ministri tjetër, por jo ministër të Jashtëm.

Por, ku e gjen të drejtën Presidenti që të propozojë se në ç’detyrë ministrore duhet vendosur një person?

Ilir Meta e di shumë mirë se e drejta e zgjedhjes së ministrave është ekskluzivitet i kryeministrit dhe jo e presidentit. Ky i fundit thjeshte firmos emrat e kryeministrit dhe kaq!

Pikërisht përgjigja e kësaj pyetje thelbësore rrëzon Presidentin dhe çdo argument ‘parimor’ që ai pretendon se ka. Ilir Meta i vënë në vështirësi nga presioni i opinionit publik për përçarjen Shqipëri-Kosovë që po krijon, ka nxjerrë një argument absurd për të larë mëkatin e tij ndaj shqiptarit të Kosovës, Gent Cakaj.

Nga ana tjetër, dëshira e tij për të vendosur ministra mund të realizohet. Ilir Meta mjafton të dorëhiqet, të rikthehet de jure në LSI, të fitojë zgjedhjet e ardhshme në 2021-shin dhe të bëjë qeverinë siç ai do.

Për sa kohë do vazhdojë të qëndrojë në zyrën e presidentit, ai mund të bëjë për turpin e tij shkelje kushtetuese dhe veprime anti-kombëtare, por jo të kërkojë të krijojë qeverinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTEO HYSI/ Papërgjegjshmëri apo injorancë? Ja si zëdhënësi i Metës fabrikoi të pavërtetën për Gent Cakajn
Previous article ALTIN KETRO/ Armiku i popullit!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k