• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ U çmend “Venecia” apo u çmend sërish Ilir Meta?
Home
Politikë

FLOGERT MUÇA/ U çmend “Venecia” apo u çmend sërish Ilir Meta?

October 1st, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Flogert Muça/

Që prej ditës që u bë publik opinioni i Komisionit të Venecias ku qartësisht konstatohej fakti se Ilir Meta kishte shkelur Kushtëtutën me ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve dhe se zgjedhjet që u zhvilluan në 30 qershor ishin plotësisht legjitime, Presidenti është bërë më agresiv se kurrë duke sulmuar Komisionin si të shitur e të blerë nga një palë apo nga nje tjetër.

Natyrisht që kjo është një sjellje e një njeriu në hall, i cili pasi u zotua përballë Çim Pekës se nëse Venecia do thoshte se ai ka shkelur Kushtetutën do dorëhiqej, nga zyra e tij e shtypit dhe po në portalin e famshëm të Cimit dhe jo vetëm, ka nisur një sulm ndaj ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë të Komisionit të Venecias.

Por, Ilir Meta që sot sulmon Venecian, në fakt ka patur një qëndrim krejt tjetër ndaj këtij institucioni, përpara se të gjendej në hallin që është tani.

Ilir Meta e ka cilësuar vazhdimisht Komisionin e Venecias si ‘institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Evropë për çështjet e së drejtës kushtetuese.’

Jo më larg se në 3 korrik të këtij viti, teksa fliste për reformën në drejtësi, meta do të shrehej se : Të gjitha ndryshimet kushtetuese u miratuan sipas këshillimeve të Komisionit të Venecias, institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Evropë për çështjet e së drejtës kushtetuese.

Për ta vazhduar në 22 korrik të po këtij viti, ku shprehej me superlativa se ‘‘Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces. I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika. ”

Por jo vetëm kaq. Ilir Meta që në 12 Mars 2016 është shprehur entuziast dhe ka dhënë nota maksimale për Venecian. Një ditë pas miratimit të draftit final të reformës në drejtësi, asokohe si kreu i Kuvendit Ilir Meta pati konfirmuar në një dalje të posaçme për mediat se Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.

“LSI ka vetëm një plan të votojë reformën në drejtësi. LSI është shprehur se gjykatësi suprem është Venecia dhe askush tjetër

Pyetjes nëse LSI-ja do të miratojë reformën pa Partinë Demokratike, Meta iu përgjigj: “LSI-ja ka vetëm në plan që të votojë reformën në drejtësi. LSI-ja e ka thënë e para se standardi është vetëm Komisioni i Venecias. Ajo e ka gjykuar me thellësi draftin e reformës, pra ka qenë e ndërgjegjshme për një klimë politike jo shumë bashkëpunuese, kështu që nuk ka asnjë plan tjetër, përveçse të shprehet pro rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, shprehej Meta.

Në fakt ka edhe plot deklarata të tjera të Ilir Metës që janë lavde për Venecian, por sapo ky komision dha një opinion të sajin që thoshte se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën dhe se zgjedhjet e 30 qershorit ishin tërësisht legjitime, ai u bë bishë dhe e shpalli atë institucion të blerë nga Soros e të tjera përralla shqiptare si këto.

E megjithatë, ”Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën e zgjedhjet e 30 qershorit ishin legjitime”, shkruan Venecia…/Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARBEN ISARAJ/ Kushtetuesja nuk gjykon zgjedhjet, por shkeljet e Presidentit! Zoti e ndihmoftë!
Previous article MERO BAZE/ Një gjobë me letër, në emër të opozitës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k