• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Pse i shpalli Ilir Meta “non grata” ndërkombëtarët dhe shqiptarët?
Home
Politikë

FLOGERT MUÇA/ Pse i shpalli Ilir Meta “non grata” ndërkombëtarët dhe shqiptarët?

November 18th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Flogert Muça/

Ilir Meta ka vazhduar ditën e sotme luftën e tij me të gjithë ata që mendojnë ndryshe për ‘lajthitjet’ e tij politike dhe institucionale. Sot ai ka  shpallur “non grata” ambasadorin e OSBE në Tiranë Bernd Borchadt, për të cilin thotë se nuk është më i mirëpritur në presidencë, me pretekstin se ky i fundit ka mbajtur qëndrim pro zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Por, kjo rrëshkitje e madhe nervore e Ilir Metës na shfaq edhe një anë tjetër që ai deri më sot nuk e ka thënë kaq troç, por e lë të kuptohet me rastin Borchard.

Komisioni i Venecias e tha të zezë mbi të bardhë se Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat në ç’dekretimin e 30 qershorit. E për sa kohë Komisioni i Venecias mendon ndryshe nga Meta, ai është automatikisht i shpallur ‘non grata’ nga Meta.

Njëlloj si kreu i OSBE në Tiranë, ka qenë edhe qëndrimi i SHBA-ve për zgjedhjet e 30 qershorit. Madje, SHBA ka qenë një ndër faktorër kryesorë që ka instistuar që zgjedhjet të mbahen në 30 qershor, për të mos krijuar precedencë të rrezikshëm që do vinin në pikëpyetje demokracinë dhe zgjedhjet si proces dhe koncept. Pra, Ilir Meta sot ka shpallur ‘non grata’ edhe SHBA-të me logjikën e përdorur ndaj kreut të OSBE.

Bashkimi Europian, njëlloj si SHBA ka mbajtur një qëndrim të qartë, ku ka theksuar nga përfaqësuesit në Tiranë tek krerët e Unionit në Bruksel se zgjedhjet duhet të zhvillohen në 30 qershor dhe se askush nuk mun tiu mohojë shqiptarëve të drejtën e votës. A është edhe BE ‘non grata’ sot nga Presidenti i cili deri dje hiqej si dashnori më i madh i çeljes së negociatave?

Të fundit për nga radha por të por të parët për nga rëndësia, që janë shpallur ‘non grata’ nga Ilir Meta, janë të gjithë shqiptarët që votuan në 30 qershor. Presidenti Ilir Meta, i cili duhet të përfaqësojë unitetin e kombit, përtej çdo emocioni politik, sot duke sulmuar Borchard që ka njohur 30 qershorin, ka shpallur ‘non grata’ të gjithë shqiptarët që votuan në 30 qershor.

Duke parë të gjitha këto të vërteta në sy përballë aktit të Metës, të shkon në mendje vetëm një gjë: Në fakt, Ilir Meta ka shpallur veten ‘non grata’ duke mo u sjellë më si president por si ‘kamikaz’ politik. Dhe të gjithën e bën për të kërkuar pazar që të mos shkarkohet nga GJK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Presidenti “non grata” i Shqipërisë dhe parëndësia e tij
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ “Rama ik” në një ndeshje futbolli është shenjë dobësie

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k